Sahihu i Buhariut — Hadithi 7473

Teuhidi · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Is'hak ibn Ebu Isai na ka thënë: Na ka rrëfyer Jezid ibn Haruni, e këtij i ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Katadja se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Dexhalli do të vijë në Medinë, ku do t'i gjejë melekët duke e ruajtur atë, andaj nuk do të mund t'i afrohet asaj, e as murtaja, me lejen e Allahut.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ بْنُ أَبِي عِيسَى: أَخْبَرَنَا يَزِيدُ بْنُ هَارُونَ: أَخْبَرَنَا شُعْبَةُ، عَنْ قَتَادَةَ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ - رضى الله عنه - قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "الْمَدِينَةُ يَأْتِيهَا الدَّجَّالُ فَيَجِدُ الْمَلاَئِكَةَ يَحْرُسُونَهَا فَلاَ يَقْرَبُهَا الدَّجَّالُ وَلاَ الطَّاعُونُ إِنْ شَاءَ اللَّهُ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7473