{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/7478",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/7478",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 7478",
  "text": "Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Amër ibn Hafsi, e këtij i ka treguar Evzaiu, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi se Ubejdullah ibn Abdullahu tregon se Ibn Abasi dhe Hurr ibn Kajs ibn Hisn Fezariu debatuan për personin që e kishte takuar Musai ﷺ, nëse ai ka qenë vetë Hidri, apo jo. Pranë tyre kaloi Ubej ibn Kab Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Ibn Abasi e thirri e i tha: “Unë dhe ky shoku im po diskutonim rreth personit që Musai ﷺ bëri rrugë për ta takuar. A e ke dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të ketë folur për të?” Ai iu përgjigj: Po, e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Teksa Musai ﷺ ishte në mesin e një grupi benu israilësh, shkoi një njeri dhe i tha: “A njeh ndokënd që është më i ditur se ti?” - Jo, - tha Musai ﷺ. Atëherë, Musait iu shpall: “Po, robi Ynë, Hidri (është më i ditur) .” Musai ﷺ kërkoi takimin me të, e Allahu ia bëri peshkun si shenjë. Kur ta kesh humbur peshkun, kthehu, se atëherë do ta takosh atë (Hidrin) , - iu tha atij. Kështu, Musai ﷺ priste humbjen e peshkut në det. Kur djaloshi, që e shoqëronte, i tha: “Të kujtohet shkëmbi tek i cili pushuam? Aty e kam harruar peshkun. Shejtani ishte ai që më bëri ta harroj.” Musai ia ktheu: “ Këtë po e prisnim.” Kështu, u kthyen mbrapa nëpër gjurmët e veta nga kishin ardhur dhe aty e gjetën Hidrin, e pastaj historia vazhdon ashtu siç e ka përmendur Allahu i Lartësuar në Librin e Tij.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Teuhidi",
    "position": 97,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/97/teuhidi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 7478",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ubej ibn Kab Ensariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ: حَدَّثَنَا أَبُو حَفْصٍ، عَمْرٌو: حَدَّثَنَا الأَوْزَاعِيُّ: حَدَّثَنِي ابْنُ شِهَابٍ، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُتْبَةَ بْنِ مَسْعُودٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - أَنَّهُ تَمَارَى هُوَ وَالْحُرُّ بْنُ قَيْسِ بْنِ حِصْنٍ الْفَزَارِيُّ فِي صَاحِبِ مُوسَى: أَهُوَ خَضِرٌ؟ فَمَرَّ بِهِمَا أُبَىُّ بْنُ كَعْبٍ الأَنْصَارِيُّ، فَدَعَاهُ ابْنُ عَبَّاسٍ فَقَالَ: إِنِّي تَمَارَيْتُ أَنَا وَصَاحِبِي هَذَا فِي صَاحِبِ مُوسَى الَّذِي سَأَلَ السَّبِيلَ إِلَى لُقِيِّهِ، هَلْ سَمِعْتَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ يَذْكُرُ شَأْنَهُ؟ قَالَ: نَعَمْ إِنِّي سَمِعْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ يَقُولُ: \"بَيْنَا مُوسَى فِي مَلإِ بَنِي إِسْرَائِيلَ إِذْ جَاءَهُ رَجُلٌ فَقَالَ: هَلْ تَعْلَمُ أَحَدًا أَعْلَمَ مِنْكَ؟ فَقَالَ مُوسَى: لاَ. فَأُوحِيَ إِلَى مُوسَى: بَلَى عَبْدُنَا خَضِرٌ. فَسَأَلَ مُوسَى السَّبِيلَ إِلَى لُقِيِّهِ، فَجَعَلَ اللَّهُ لَهُ الْحُوتَ آيَةً وَقِيلَ لَهُ: إِذَا فَقَدْتَ الْحُوتَ فَارْجِعْ فَإِنَّكَ سَتَلْقَاهُ. فَكَانَ مُوسَى يَتْبَعُ أَثَرَ الْحُوتِ فِي الْبَحْرِ فَقَالَ فَتَى مُوسَى لِمُوسَى: أَرَأَيْتَ إِذْ أَوَيْنَا إِلَى الصَّخْرَةِ فَإِنِّي نَسِيتُ الْحُوتَ وَمَا أَنْسَانِيهِ إِلاَّ الشَّيْطَانُ أَنْ أَذْكُرَهُ. قَالَ مُوسَى: ذَلِكَ مَا كُنَّا نَبْغِي، فَارْتَدَّا عَلَى آثَارِهِمَا قَصَصًا فَوَجَدَا خَضِرًا، وَكَانَ مِنْ شَأْنِهِمَا مَا قَصَّ اللَّهُ\".",
    "albanian": "Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Amër ibn Hafsi, e këtij i ka treguar Evzaiu, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi se Ubejdullah ibn Abdullahu tregon se Ibn Abasi dhe Hurr ibn Kajs ibn Hisn Fezariu debatuan për personin që e kishte takuar Musai ﷺ, nëse ai ka qenë vetë Hidri, apo jo. Pranë tyre kaloi Ubej ibn Kab Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!). Ibn Abasi e thirri e i tha: “Unë dhe ky shoku im po diskutonim rreth personit që Musai ﷺ bëri rrugë për ta takuar. A e ke dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ të ketë folur për të?” Ai iu përgjigj: Po, e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Teksa Musai ﷺ ishte në mesin e një grupi benu israilësh, shkoi një njeri dhe i tha: “A njeh ndokënd që është më i ditur se ti?” - Jo, - tha Musai ﷺ. Atëherë, Musait iu shpall: “Po, robi Ynë, Hidri (është më i ditur) .” Musai ﷺ kërkoi takimin me të, e Allahu ia bëri peshkun si shenjë. Kur ta kesh humbur peshkun, kthehu, se atëherë do ta takosh atë (Hidrin) , - iu tha atij. Kështu, Musai ﷺ priste humbjen e peshkut në det. Kur djaloshi, që e shoqëronte, i tha: “Të kujtohet shkëmbi tek i cili pushuam? Aty e kam harruar peshkun. Shejtani ishte ai që më bëri ta harroj.” Musai ia ktheu: “ Këtë po e prisnim.” Kështu, u kthyen mbrapa nëpër gjurmët e veta nga kishin ardhur dhe aty e gjetën Hidrin, e pastaj historia vazhdon ashtu siç e ka përmendur Allahu i Lartësuar në Librin e Tij.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/7478.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/7478.json"
  }
}