Sahihu i Buhariut — Hadithi 748

Ezani · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Zejd ibn Eslemi, e ky nga Ata ibn Jesari se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se në kohën e Pejgamberit ﷺ u bë eklipsi i Diellit, e në atë rast Pejgamberi ﷺ fali namaz (të eklipsit). I thanë: “O i Dërguari i Allahut! Të pamë duke marrë diçka (gjatë namazit), pastaj të pamë duke u tërhequr mbrapa (si i frikësuar). Ai tha: “M'u paraqit Xheneti dhe e zgjata dorën për të marrë një kalavesh rrush. Sikur ta merrja, do të hanit prej tij derisa të ekzistonte kjo botë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ قَالَ: حَدَّثَنِي مَالِكٌ، عَنْ زَيْدِ بْنِ أَسْلَمَ، عَنْ عَطَاءِ بْنِ يَسَارٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: خَسَفَتِ الشَّمْسُ عَلَى عَهْدِ النَّبِيِ ﷺ فَصَلَّى، قَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ! رَأَيْنَاكَ تَنَاوَلُ شَيْئًا فِي مَقَامِكَ، ثُمَّ رَأَيْنَاكَ تَكَعْكَعْتَ. قَالَ: "إِنِّي أُرِيتُ الْجَنَّةَ، فَتَنَاوَلْتُ مِنْهَا عُنْقُودًا، وَلَوْ أَخَذْتُهُ لأَكَلْتُمْ مِنْهُ مَا بَقِيَتِ الدُّنْيَا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/748