Sahihu i Buhariut — Hadithi 7480

Teuhidi · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ujejne, e ky nga Amri, e ky nga Ebu Abasi se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ i rrethoi banorët e Taifit dhe nuk arriti t'i mposhtë, tha: “Do të largohemi, në dashtë Allahu.” Atëherë muslimanët thanë: “Të kthehemi pa e çliruar?!” Kështu, Pejgamberi ﷺ u tha: “Sulmoni në mëngjes, pra!” Së këndejmi, ata i sulmuan në mëngjes, por vetëm u plagosën. Në atë rast Pejgamberi ﷺ tha: “Do të largohemi nesër, në dashtë Allahu.” Kjo u pëlqeu sahabëve, gjë që e bëri të Dërguarin e Allahut ﷺ të buzëqeshë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ: حَدَّثَنَا ابْنُ عُيَيْنَةَ، عَنْ عَمْرٍو، عَنْ أَبِي الْعَبَّاسِ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُمَرَ قَالَ: حَاصَرَ النَّبِيُّ ﷺ أَهْلَ الطَّائِفِ فَلَمْ يَفْتَحْهَا فَقَالَ: "إِنَّا قَافِلُونَ إِنْ شَاءَ اللَّهُ". فَقَالَ الْمُسْلِمُونَ: نَقْفُلُ وَلَمْ نَفْتَحْ؟ قَالَ: "فَاغْدُوا عَلَى الْقِتَالِ". فَغَدَوْا فَأَصَابَتْهُمْ جِرَاحَاتٌ. قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "إِنَّا قَافِلُونَ غَدًا إِنْ شَاءَ اللَّهُ "، فَكَأَنَّ ذَلِكَ أَعْجَبَهُمْ، فَتَبَسَّمَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7480