Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Ebu Zinadi, e ky nga Arexhi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Një njeri që kurrë nuk kishte bërë ndonjë punë të mirë, tha: “Pasi të vdes, më digjni dhe gjysmën e hirit hidheni në tokë, kurse gjysmën tjetër në det, sepse, betohem në Allahun se, nëse Ai më ringjall, do të më dënojë si askënd më parë.” Mirëpo, Allahu e urdhëroi detin dhe tuboi çdo grimcë të tij që gjendej në det, pastaj e urdhëroi edhe Tokën dhe tuboi çdo grimcë që gjendej në të, atëherë Allahu e pyeti : “Çfarë të shtyri të veprosh ashtu?” Ai tha: “Frika prej Teje, Ti e di më së miri.” Kështu, Allahu e fali.”
حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ: حَدَّثَنِي مَالِكٌ، عَنْ أَبِي الزِّنَادِ، عَنِ الأَعْرَجِ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ: "قَالَ رَجُلٌ لَمْ يَعْمَلْ خَيْرًا قَطُّ: فَإِذَا مَاتَ فَحَرِّقُوهُ وَاذْرُوا نِصْفَهُ فِي الْبَرِّ وَنِصْفَهُ فِي الْبَحْرِ فَوَاللَّهِ لَئِنْ قَدَرَ اللَّهُ عَلَيْهِ لَيُعَذِّبَنَّهُ عَذَابًا لاَ يُعَذِّبُهُ أَحَدًا مِنَ الْعَالَمِينَ، فَأَمَرَ اللَّهُ الْبَحْرَ فَجَمَعَ مَا فِيهِ، وَأَمَرَ الْبَرَّ فَجَمَعَ مَا فِيهِ ثُمَّ قَالَ: لِمَ فَعَلْتَ؟ قَالَ: مِنْ خَشْيَتِكَ، وَأَنْتَ أَعْلَمُ، فَغَفَرَ لَهُ".