Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi se Mabed ibn Hilal Aneziu tregon: “U tubuam me disa banorë të Basrës dhe, së bashku me Thabit Bunaniun, shkuam tek Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!), që Thabiti ta pyesë për hadithin e ndërmjetësimit, në vend tonin. Enesin e gjetëm në pallatin e vet dhe qëlluam në kohën kur ishte duke e falur namazin e duhasë. Kërkuam leje për të hyrë dhe ai na lejoi. Kur hymë, ai ishte ulur në shtrat. Thabitit i thamë: “Për asgjë mos e pyet para hadithit të ndërmjetësimit.” Kështu, Thabiti iu drejtua: “O Ebu Hamza, këta vëllezërit e tu, banorë të Basrës, kanë ardhur të të pyesin për hadithin e ndërmjetësimit.” Atëherë, Enesi tha: “Muhamedi ﷺ na ka thënë: “Ditën e Kiametit, njerëzit tolloviten me njëri-tjetrin (nga trishtimi) . Prandaj, shkojnë tek Ademi dhe i thonë: “Ndërmjetëso te Zoti yt për ne.” Ai u thotë: “Unë nuk jam për këtë, por shkoni tek Ibrahimi, sepse ai është miku i Rrahmanit (të Gjithëmëshirshmit) .” Kur shkojnë tek Ibrahimi, ai u thotë: “Unë nuk jam për këtë punë, por shkoni te Musai, të cilit i ka folur Allahu .” Kur shkojnë te Musai, ai u thotë: “Unë nuk jam për këtë punë, porse shkoni tek Isai, sepse ai është shpirt i krijuar prej Allahut dhe me Fjalën e Tij.” Ata shkojnë tek Isai, por edhe ai u thotë: “Unë nuk jam për këtë punë, andaj shkoni te Muhamedi ﷺ.” Kur vijnë tek unë, unë u them: “Unë jam për këtë punë.” Kështu, i kërkoj leje Zotit tim dhe Ai më jep leje. Në atë rast, Allahu më inspiron lavdërime me të cilat e lavdëroj Atë, e që tash nuk i di. Kështu, unë e lavdëroj Atë me ato lavdërime dhe i bie në sexhde Atij. Pastaj më thuhet: “O Muhamed, ngrije kokën, fol , do të dëgjohesh, kërko , do të të jepet dhe ndërmjetëso , do të të pranohet.” Unë do të them: “O Zot, umeti im, umeti im!” Atëherë më thuhet: “Shko dhe nxirr prej tij (Zjarrit) çdokënd që në zemër ka besim sa kokrra e elbit.” Atëherë, unë shkoj dhe e bëj këtë. Pastaj kthehem, e lavdëroj me po ato lavdërime dhe i bie në sexhde Atij, e në atë rast më thuhet: “O Muhamed, ngrije kokën, fol , do të dëgjohesh, kërko , do të të jepet dhe ndërmjetëso , do të të pranohet.” Unë do të them: “O Zot, umeti im, umeti im!” Atëherë më thuhet: “Shko dhe nxirr prej tij (Zjarrit) çdokënd që në zemër ka besim sa grimca, - ose ka thënë: sa fara e sinapit.” - Kështu, unë shkoj dhe e bëj këtë. Pastaj kthehem, e lavdëroj me po ato lavdërime dhe i bie në sexhde Atij, e në atë rast më thuhet: “O Muhamed, ngrije kokën, fol , do të dëgjohesh, kërko , do të të jepet dhe ndërmjetëso , do të të pranohet.” Unë do të them: “O Zot, umeti im, umeti im!” Atëherë më thuhet: “Shko dhe nxirr prej Zjarrit çdokënd që në zemër ka besim minimumin e minimumit sa peshon fara e sinapit.” Kështu, unë shkoj dhe i nxjerr prej Zjarrit.” Mabed ibn Hilali shton: “Pasi dolëm nga Enesi, u thashë disa shokëve të mi: “Sikur të ndaleshim pak te Haseni, i cili po qëndron në shtëpinë e Ebu Halifes dhe t'i tregojmë atë që Enes ibn Maliku na tregoi.” Kështu shkuam, i dhamë selam dhe ai na ftoi brenda. I thamë: “O Ebu Seid, erdhëm prej vëllait tënd, Enes ibn Malikut, drejt e te ti. Asnjëherë nuk kemi dëgjuar ndonjë transmetim sikur atë për ndërmjetësimin.” Haseni tha: “Tregomani!” Ia treguam hadithin, por, kur rrëfyesi kreu transmetimin, Haseni i tha: “Vazhdo!” - Nuk na ka treguar më shumë se kaq, - i thamë. Atëherë Haseni tha: “Kur Enesi ishte i fortë, para njëzet vjetësh, ma ka treguar këtë hadith. Mirëpo nuk e di nëse ka harruar ndonjë pjesë apo nuk ka dashur që ju të mbështeteni (në përgëzimin që sjell ky hadith).” - O Ebu Seid, na trego pra ti, - i thamë. Ai qeshi dhe tha: “Njeriu është krijuar i ngutshëm. Nuk jua përmenda këtë veçse kisha për qëllim t'jua tregoj hadithin. Edhe mua më ka treguar siç ju ka treguar juve dhe ka thënë: “Pastaj do të kthehem për herë të katërt, e lavdëroj me po ato lavdërime dhe i bie në sexhde Atij, e në atë rast më thuhet: “O Muhamed, ngrije kokën, fol , do të dëgjohesh, kërko , do të të jepet dhe ndërmjetëso , do të të pranohet. Unë do të them: “O Zot, më lejo (të ndërmjetësoj) për çdokënd që ka thënë: “La ilahe il-lallah.” Atëherë Allahu më thotë: “Për krenarinë, madhështinë, lartmadhërinë dhe madhërinë Time do të nxjerr prej tij (Zjarrit) çdokënd që thotë: “La ilahe il-lallah.”
حَدَّثَنَا سُلَيْمَانُ بْنُ حَرْبٍ: حَدَّثَنَا حَمَّادُ بْنُ زَيْدٍ: حَدَّثَنَا مَعْبَدُ بْنُ هِلاَلٍ الْعَنَزِيُّ قَالَ: اجْتَمَعْنَا نَاسٌ مِنْ أَهْلِ الْبَصْرَةِ فَذَهَبْنَا إِلَى أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ وَذَهَبْنَا مَعَنَا بِثَابِتٍ إِلَيْهِ يَسْأَلُهُ لَنَا عَنْ حَدِيثِ الشَّفَاعَةِ، فَإِذَا هُوَ فِي قَصْرِهِ فَوَافَقْنَاهُ يُصَلِّي الضُّحَى، فَاسْتَأْذَنَّا، فَأَذِنَ لَنَا وَهُوَ قَاعِدٌ عَلَى فِرَاشِهِ فَقُلْنَا لِثَابِتٍ لاَ تَسْأَلْهُ عَنْ شَىْءٍ أَوَّلَ مِنْ حَدِيثِ الشَّفَاعَةِ فَقَالَ: يَا أَبَا حَمْزَةَ هَؤُلاَءِ إِخْوَانُكَ مِنْ أَهْلِ الْبَصْرَةِ جَاءُوكَ يَسْأَلُونَكَ عَنْ حَدِيثِ الشَّفَاعَةِ. فَقَالَ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدٌ ﷺ قَالَ: "إِذَا كَانَ يَوْمُ الْقِيَامَةِ مَاجَ النَّاسُ بَعْضُهُمْ فِي بَعْضٍ فَيَأْتُونَ آدَمَ فَيَقُولُونَ: اشْفَعْ لَنَا إِلَى رَبِّكَ. فَيَقُولُ: لَسْتُ لَهَا وَلَكِنْ عَلَيْكُمْ بِإِبْرَاهِيمَ فَإِنَّهُ خَلِيلُ الرَّحْمَنِ. فَيَأْتُونَ إِبْرَاهِيمَ فَيَقُولُ: لَسْتُ لَهَا وَلَكِنْ عَلَيْكُمْ بِمُوسَى فَإِنَّهُ كَلِيمُ اللَّهِ. فَيَأْتُونَ مُوسَى فَيَقُولُ: لَسْتُ لَهَا وَلَكِنْ عَلَيْكُمْ بِعِيسَى فَإِنَّهُ رُوحُ اللَّهِ وَكَلِمَتُهُ. فَيَأْتُونَ عِيسَى فَيَقُولُ: لَسْتُ لَهَا وَلَكِنْ عَلَيْكُمْ بِمُحَمَّدٍ ﷺ فَيَأْتُونِي فَأَقُولُ: أَنَا لَهَا. فَأَسْتَأْذِنُ عَلَى رَبِّي فَيُؤْذَنُ لِي وَيُلْهِمُنِي مَحَامِدَ أَحْمَدُهُ بِهَا لاَ تَحْضُرُنِي الآنَ، فَأَحْمَدُهُ بِتِلْكَ الْمَحَامِدِ وَأَخِرُّ لَهُ سَاجِدًا فَيُقَالُ: يَا مُحَمَّدُ ارْفَعْ رَأْسَكَ، وَقُلْ يُسْمَعْ لَكَ، وَسَلْ تُعْطَ، وَاشْفَعْ تُشَفَّعْ. فَأَقُولُ: يَا رَبِّ أُمَّتِي أُمَّتِي. فَيُقَالُ: انْطَلِقْ فَأَخْرِجْ مَنْ كَانَ فِي قَلْبِهِ مِثْقَالُ شَعِيرَةٍ مِنْ إِيمَانٍ. فَأَنْطَلِقُ فَأَفْعَلُ ثُمَّ أَعُودُ فَأَحْمَدُهُ بِتِلْكَ الْمَحَامِدِ، ثُمَّ أَخِرُّ لَهُ سَاجِدًا فَيُقَالُ: يَا مُحَمَّدُ ارْفَعْ رَأْسَكَ، وَقُلْ يُسْمَعْ لَكَ، وَسَلْ تُعْطَ، وَاشْفَعْ تُشَفَّعْ، فَأَقُولُ: يَا رَبِّ أُمَّتِي أُمَّتِي. فَيُقَالُ: انْطَلِقْ فَأَخْرِجْ مِنْهَا مَنْ كَانَ فِي قَلْبِهِ مِثْقَالُ ذَرَّةٍ أَوْ خَرْدَلَةٍ مِنْ إِيمَانٍ. فَأَنْطَلِقُ فَأَفْعَلُ ثُمَّ أَعُودُ فَأَحْمَدُهُ بِتِلْكَ الْمَحَامِدِ، ثُمَّ أَخِرُّ لَهُ سَاجِدًا فَيُقَالُ: يَا مُحَمَّدُ ارْفَعْ رَأْسَكَ، وَقُلْ يُسْمَعْ لَكَ، وَسَلْ تُعْطَ، وَاشْفَعْ تُشَفَّعْ. فَأَقُولُ: يَا رَبِّ أُمَّتِي أُمَّتِي. فَيَقُولُ: انْطَلِقْ فَأَخْرِجْ مَنْ كَانَ فِي قَلْبِهِ أَدْنَى أَدْنَى [أَدْنَى] مِثْقَالِ حَبَّةِ خَرْدَلٍ مِنْ إِيمَانٍ، فَأَخْرِجْهُ مِنَ النَّارِ، مِنَ النَّارِ،مِنَ النَّارِ. فَأَنْطَلِقُ فَأَفْعَلُ". فَلَمَّا خَرَجْنَا مِنْ عِنْدِ أَنَسٍ قُلْتُ لِبَعْضِ أَصْحَابِنَا: لَوْ مَرَرْنَا بِالْحَسَنِ وَهُوَ مُتَوَارٍ فِي مَنْزِلِ أَبِي خَلِيفَةَ فَحَدَّثَنَا بِمَا حَدَّثَنَا أَنَسُ بْنُ مَالِكٍ، فَأَتَيْنَاهُ فَسَلَّمْنَا عَلَيْهِ فَأَذِنَ لَنَا فَقُلْنَا لَهُ: يَا أَبَا سَعِيدٍ جِئْنَاكَ مِنْ عِنْدِ أَخِيكَ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ فَلَمْ نَرَ مِثْلَ مَا حَدَّثَنَا فِي الشَّفَاعَةِ، فَقَالَ: هِيهِ، فَحَدَّثْنَاهُ بِالْحَدِيثِ فَانْتَهَى إِلَى هَذَا الْمَوْضِعِ فَقَالَ: هِيهِ، فَقُلْنَا: لَمْ يَزِدْ لَنَا عَلَى هَذَا. فَقَالَ: لَقَدْ حَدَّثَنِي وَهُوَ جَمِيعٌ مُنْذُ عِشْرِينَ سَنَةً فَلاَ أَدْرِي أَنَسِيَ أَمْ كَرِهَ أَنْ تَتَّكِلُوا. قُلْنَا: يَا أَبَا سَعِيدٍ فَحَدِّثْنَا. فَضَحِكَ وَقَالَ: خُلِقَ الإِنْسَانُ عَجُولاً مَا ذَكَرْتُهُ إِلاَّ وَأَنَا أُرِيدُ أَنْ أُحَدِّثَكُمْ حَدَّثَنِي كَمَا حَدَّثَكُمْ بِهِ قَالَ: "ثُمَّ أَعُودُ الرَّابِعَةَ فَأَحْمَدُهُ بِتِلْكَ، ثُمَّ أَخِرُّ لَهُ سَاجِدًا فَيُقَالُ: يَا مُحَمَّدُ ارْفَعْ رَأْسَكَ وَقُلْ يُسْمَعْ، وَسَلْ تُعْطَهْ، وَاشْفَعْ تُشَفَّعْ. فَأَقُولُ: يَا رَبِّ ائْذَنْ لِي فِيمَنْ قَالَ: لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ. فَيَقُولُ: وَعِزَّتِي وَجَلاَلِي وَكِبْرِيَائِي وَعَظَمَتِي لأُخْرِجَنَّ مِنْهَا مَنْ قَالَ: لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ".