Sahihu i Buhariut — Hadithi 7514

Teuhidi · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Katadja se Safvan ibn Muhrizi tregon: “Një burrë e pyeti Ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të!): - E ke dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ çfarë ka thënë për momentet kur Allahu e veçon robin dhe i flet në vetmi (Ditën e Gjykimit)? Ai ia ktheu: Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ndonjëri prej jush do t'i afrohet Zotit të vet dhe Ai do t'ia vendosë sipër Mbulesën e Tij dhe do ta pyesë: - A ke vepruar kështu e kështu? - Po, - përgjigjet robi. - A ke vepruar kështu e kështu? - Po, - përgjigjet sërish. Pastaj, Allahu e bën që t'i pranojë të gjitha mëkatet dhe i thotë: “T'i kam mbuluar në dynja e sot po t'i fal të gjitha”, - tha Ibn Omeri. Ademi ka thënë: “Na ka treguar Shejbani, e këtij i ka treguar Katadja, e këtij i ka treguar Safvani nga Ibn Omeri (se ka thënë): “E kam dëgjuar Pejgamberin ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا أَبُو عَوَانَةَ، عَنْ قَتَادَةَ، عَنْ صَفْوَانَ بْنِ مُحْرِزٍ: أَنَّ رَجُلاً سَأَلَ ابْنَ عُمَرَ: كَيْفَ سَمِعْتَ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ يَقُولُ فِي النَّجْوَى؟ قَالَ: "يَدْنُو أَحَدُكُمْ مِنْ رَبِّهِ حَتَّى يَضَعَ كَنَفَهُ عَلَيْهِ فَيَقُولُ: أَعَمِلْتَ كَذَا وَكَذَا؟ فَيَقُولُ: نَعَمْ. وَيَقُولُ: عَمِلْتَ كَذَا وَكَذَا؟ فَيَقُولُ: نَعَمْ. فَيُقَرِّرُهُ، ثُمَّ يَقُولُ: إِنِّي سَتَرْتُ عَلَيْكَ فِي الدُّنْيَا، وَأَنَا أَغْفِرُهَا لَكَ الْيَوْمَ". وَقَالَ آدَمُ: حَدَّثَنَا شَيْبَانُ: حَدَّثَنَا قَتَادَةُ: حَدَّثَنَا صَفْوَانُ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ، سَمِعْتُ النَّبِيَّ ﷺ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7514