Sahihu i Buhariut — Hadithi 7531

Teuhidi · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Muhamed ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ismaili, e ky nga Shabiu, e ky nga Mesruku se Aishja ka pyetur: Kush të ka thënë se Muhamedi ﷺ ka fshehur diçka nga Shpallja? [t]: Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Ebu Amir Akadiu, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Ismail ibn Ebu Halidi, e ky nga Shabiu, e ky nga Mesruku se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Nëse dikush të thotë se Pejgamberi ﷺ ka fshehur pjesë të shpalljes, mos i zër besë! Allahu i Lartësuar thotë: “O i Dërguar! Kumto atë që të është shpallur nga Zoti yt! Në qoftë se nuk e bën këtë, atëherë nuk e ke përcjellë Mesazhin e Tij...” (Maide, 67)

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ يُوسُفَ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنْ إِسْمَاعِيلَ، عَنِ الشَّعْبِيِّ، عَنْ مَسْرُوقٍ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: مَنْ حَدَّثَكَ أَنَّ مُحَمَّدًا ﷺ كَتَمَ شَيْئًا؟؛ [ح:] وَقَالَ مُحَمَّدٌ: حَدَّثَنَا أَبُو عَامِرٍ الْعَقَدِيُّ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ عَنْ إِسْمَاعِيلَ بْنِ أَبِي خَالِدٍ عَنِ الشَّعْبِيِّ عَنْ مَسْرُوقٍ عَنْ عَائِشَةَ قَالَتْ: مَنْ حَدَّثَكَ أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ كَتَمَ شَيْئًا مِنَ الْوَحْىِ، فَلاَ تُصَدِّقْهُ، إِنَّ اللَّهَ تَعَالَى يَقُولُ: ﴿يَا أَيُّهَا الرَّسُولُ بَلِّغْ مَا أُنْزِلَ إِلَيْكَ مِنْ رَبِّكَ وَإِنْ لَمْ تَفْعَلْ فَمَا بَلَّغْتَ رِسَالَتَهُ...﴾ [المائدة: ٦٧]

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7531