Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Xherir ibn Hazimi, e ky nga Haseni se Amër ibn Taglibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberit ﷺ i sollën pasuri (prej presë së luftës). Ai e shpërndau, duke u dhënë disave, e disa të tjerëve jo. I shkoi lajmi se, ata të cilëve nuk u kishte dhënë, ishin ankuar. Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Unë dikujt i jap e dikujt s'i jap. Ai të cilit nuk i jap, mund të jetë më i dashur tek unë sesa ai që i jap. Por, disave u jap për shkak të dobësisë dhe frikës që vërej në zemrat e tyre, e disa i lë me pasurinë dhe mirësinë që Allahu ua ka mbjellë në zemrat e tyre, një prej të cilëve është edhe Amër ibn Taglibi.” Amri vazhdon: “Këtë fjalë të Pejgamberit ﷺ nuk do ta kisha ndërruar as me devetë e kuqe (një ndër pasuritë më të shtrenjta).”
حَدَّثَنَا أَبُو النُّعْمَانِ: حَدَّثَنَا جَرِيرُ بْنُ حَازِمٍ، عَنِ الْحَسَنِ: حَدَّثَنَا عَمْرُو بْنُ تَغْلِبَ قَالَ: أَتَى النَّبِيَّ ﷺ مَالٌ فَأَعْطَى قَوْمًا وَمَنَعَ آخَرِينَ فَبَلَغَهُ أَنَّهُمْ عَتَبُوا فَقَالَ: "إِنِّي أُعْطِي الرَّجُلَ وَأَدَعُ الرَّجُلَ، وَالَّذِي أَدَعُ أَحَبُّ إِلَىَّ مِنَ الَّذِي أُعْطِي، أُعْطِي أَقْوَامًا لِمَا فِي قُلُوبِهِمْ مِنَ الْجَزَعِ وَالْهَلَعِ، وَأَكِلُ أَقْوَامًا إِلَى مَا جَعَلَ اللَّهُ فِي قُلُوبِهِمْ مِنَ الْغِنَى وَالْخَيْرِ مِنْهُمْ عَمْرُو بْنُ تَغْلِبَ". فَقَالَ عَمْرٌو: مَا أُحِبُّ أَنَّ لِي بِكَلِمَةِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ حُمْرَ النَّعَمِ.