Sahihu i Buhariut — Hadithi 7543

Teuhidi · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ismaili, e ky nga Ejubi, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen se Pejgamberit ﷺ i sollën një burrë dhe një grua, hebrenj, të cilët kishin bërë zina. Pejgamberi ﷺ u tha hebrenjve: “Si veproni me këta dy?” Ata u përgjigjën: “Ua nxijmë fytyrat dhe i nënçmojmë.” Pejgamberi ﷺ u tha: “Silleni Tevratin dhe lexojeni, nëse jeni të sinqertë.” (Ali Imran, 93) Ata erdhën te një person për të cilin ishin pajtuar (t'ua lexonte Tevratin) dhe i thanë: “O qorr me një sy, lexo!” Kështu, ai lexoi derisa arriti te një vend, ku vendosi dorën (dhe nuk e lexoi). Abdullah ibn Selami tha: “Ngrije dorën.” Kur ai e ngriti dorën, u shfaq ajeti i gurëzimit.” Hebreu tha: “O Muhamed, ata dy duhet të gurëzohen, porse ne e fshehim këtë (citat) mes nesh.” Atëherë Pejgamberi ﷺ dha urdhrin dhe ata u gurëzuan. Abdullahu thotë: “E pashë burrin duke e mbrojtur femrën nga gurët.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ، عَنْ أَيُّوبَ، عَنْ نَافِعٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما - قَالَ: أُتِيَ النَّبِيُّ ﷺ بِرَجُلٍ وَامْرَأَةٍ مِنَ الْيَهُودِ قَدْ زَنَيَا فَقَالَ لِلْيَهُودِ: "مَا تَصْنَعُونَ بِهِمَا؟" قَالُوا: نُسَخِّمُ وُجُوهَهُمَا وَنُخْزِيهِمَا. قَالَ: "﴿فَأْتُوا بِالتَّوْرَاةِ فَاتْلُوهَا إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ﴾". فَجَاءُوا فَقَالُوا لِرَجُلٍ مِمَّنْ يَرْضَوْنَ يَا أَعْوَرُ اقْرَأْ. فَقَرَأَ حَتَّى انْتَهَى عَلَى مَوْضِعٍ مِنْهَا فَوَضَعَ يَدَهُ عَلَيْهِ. قَالَ: "ارْفَعْ يَدَكَ". فَرَفَعَ يَدَهُ فَإِذَا فِيهِ آيَةُ الرَّجْمِ تَلُوحُ فَقَالَ: يَا مُحَمَّدُ إِنَّ عَلَيْهِمَا الرَّجْمَ. وَلَكِنَّا نُكَاتِمُهُ بَيْنَنَا. فَأَمَرَ بِهِمَا فَرُجِمَا، فَرَأَيْتُهُ يُجَانِئُ عَلَيْهَا الْحِجَارَةَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/7543