Sahihu i Buhariut — Hadithi 755

Ezani · Transmetuesi: Xhabir ibn Semure

Shqip

Musai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e këtij i ka treguar Abdulmelik ibn Umejri se Xhabir ibn Semure (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Banorët e Kufes iu ankuan Omerit për Sadin. Kështu, e shkarkoi atë prej detyrës dhe, në vend të tij, e emëroi Amarin. Përsëri iu ankuan, madje thanë se as namazin nuk po ua fal mirë. Andaj, Omeri dërgoi dikë e i tha: - O Ebu Is'hak! Këta po më thonë se nuk po ua fal namazin siç duhet. - Betohem në Allahun se unë po ua fal namazin sikurse i Dërguari i Allahut ﷺ, asgjë nuk po ua lë mangët. Kur ua fal jacinë, në dy rekatet e para e zgjas leximin, kurse në të fundit e shkurtoj, - tha Sadi. - Kështu mendonim edhe ne, o Ebu Is'hak, - tha Omeri. Pastaj, dërgoi disa njerëz nëpër Kufe, që t'i pyesnin banorët e saj rreth Sadit. Në çdo xhami që pyesnin për të, njerëzit e lavdëronin me fjalë të mira. Përveç në një xhami të fisit benu Abs, një njeri, i quajtur Usame ibn Katade, me nofkën Ebu Sade, u ngrit dhe tha: - Meqë na pyete (po të tregoj): Sadi nuk del nëpër ekspedita luftarake, nuk është i drejtë në ndarjen e pasurisë (plaçkës së luftës) dhe nuk gjykon drejt. - Betohem në Allahun se do t'i bëj tri dua: O Allah, nëse ky njeri po gënjen dhe është ngritur për syefaqësi dhe famë, zgjatja jetën, varfëroje dhe sprovoje në forma të ndryshme! - tha Sadi. Xhabiri thotë: “Më pas, kur (burri që kishte gënjyer) pyetej për këtë gjë, thoshte: “Burrë plak e i sprovuar, më ka goditur mallkimi i Sadit.” Abdulmeliku thotë: “Më vonë pata parë se, ndonëse vetullat i qenë varur mbi sy nga mosha, ai i ngacmonte vashat e reja nëpër rrugë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُوسَى قَالَ: حَدَّثَنَا أَبُو عَوَانَةَ قَالَ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْمَلِكِ بْنُ عُمَيْرٍ، عَنْ جَابِرِ بْنِ سَمُرَةَ قَالَ: شَكَا أَهْلُ الْكُوفَةِ سَعْدًا إِلَى عُمَرَ - رضى الله عنه - فَعَزَلَهُ وَاسْتَعْمَلَ عَلَيْهِمْ عَمَّارًا، فَشَكَوْا حَتَّى ذَكَرُوا أَنَّهُ لاَ يُحْسِنُ يُصَلِّي، فَأَرْسَلَ إِلَيْهِ. فَقَالَ: يَا أَبَا إِسْحَاقَ إِنَّ هَؤُلاَءِ يَزْعُمُونَ أَنَّكَ لاَ تُحْسِنُ تُصَلِّي. قَالَ: أَبُو إِسْحَاقَ أَمَّا أَنَا وَاللَّهِ فَإِنِّي كُنْتُ أُصَلِّي بِهِمْ صَلاَةَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ مَا أَخْرِمُ عَنْهَا، أُصَلِّي صَلاَةَ الْعِشَاءِ فَأَرْكُدُ فِي الأُولَيَيْنِ وَأُخِفُّ فِي الأُخْرَيَيْنِ. قَالَ: ذَلِكَ الظَّنُّ بِكَ يَا أَبَا إِسْحَاقَ. فَأَرْسَلَ مَعَهُ رَجُلاً أَوْ رِجَالاً إِلَى الْكُوفَةِ، فَسَأَلَ عَنْهُ أَهْلَ الْكُوفَةِ، وَلَمْ يَدَعْ مَسْجِدًا إِلاَّ سَأَلَ عَنْهُ، وَيُثْنُونَ مَعْرُوفًا، حَتَّى دَخَلَ مَسْجِدًا لِبَنِي عَبْسٍ، فَقَامَ رَجُلٌ مِنْهُمْ يُقَالُ لَهُ أُسَامَةُ بْنُ قَتَادَةَ يُكْنَى أَبَا سَعْدَةَ. قَالَ: أَمَّا إِذْ نَشَدْتَنَا فَإِنَّ سَعْدًا كَانَ لاَ يَسِيرُ بِالسَّرِيَّةِ، وَلاَ يَقْسِمُ بِالسَّوِيَّةِ، وَلاَ يَعْدِلُ فِي الْقَضِيَّةِ. قَالَ سَعْدٌ: أَمَا وَاللَّهِ لأَدْعُوَنَّ بِثَلاَثٍ: اللَّهُمَّ إِنْ كَانَ عَبْدُكَ هَذَا كَاذِبًا، قَامَ رِيَاءً وَسُمْعَةً فَأَطِلْ عُمْرَهُ، وَأَطِلْ فَقْرَهُ، وَعَرِّضْهُ بِالْفِتَنِ. وَكَانَ بَعْدُ إِذَا سُئِلَ يَقُولُ شَيْخٌ كَبِيرٌ مَفْتُونٌ، أَصَابَتْنِي دَعْوَةُ سَعْدٍ. قَالَ عَبْدُ الْمَلِكِ: فَأَنَا رَأَيْتُهُ بَعْدُ قَدْ سَقَطَ حَاجِبَاهُ عَلَى عَيْنَيْهِ مِنَ الْكِبَرِ، وَإِنَّهُ لَيَتَعَرَّضُ لِلْجَوَارِي فِي الطُّرُقِ يَغْمِزُهُنَّ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/755