{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/7550",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/7550",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 7550",
  "text": "Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Urve, e këtij i kanë treguar Misver ibn Mehrame dhe Abdurrahman ibn Abdulkaëri se Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Dëgjova Hisham ibn Hakimin duke e lexuar suren Furkan, gjatë kohës kur i Dërguari i Allahut ﷺ ishte ende gjallë dhe i kushtova vëmendje leximit të tij. Kuptova se ai po e lexonte atë në shumë dialekte, të cilat mua nuk m'i kishte lexuar ndonjëherë i Dërguari i Allahut ﷺ, andaj veç sa nuk iu vërsula teksa ishte duke u falur. Mezi durova derisa dha selam, pastaj ia shtrëngova rrobën e sipërme për fyti dhe i thashë: “Kush ta ka lexuar suren që të dëgjova duke e lexuar?” Ai tha: “Ma ka lexuar i Dërguari i Allahut ﷺ.” I thashë: “Po gënjen, sepse Pejgamberi ﷺ ma ka lexuar mua ndryshe nga ajo që e lexove ti.” Kështu, e mora me vete dhe u nisëm për te Pejgamberi ﷺ, të cilit i thashë: “E dëgjova këtë duke e lexuar suren Furkan në një dialekt që ti nuk ma ke lexuar.” Pejgamberi ﷺ tha: “Lëshoje! Lexo, o Hisham!” Ai lexoi ashtu siç e kisha dëgjuar më parë prej tij. Pejgamberi ﷺ tha: “Kështu ka zbritur.” Pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Lexo, o Omer!” Unë lexova sipas mënyrës që ai më kishte mësuar. Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Kështu ka zbritur. Në të vërtetë, ky Kuran ka zbritur në shtatë dialekte, andaj lexojeni atë në cilindo dialekt që ju vjen më lehtë!”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Teuhidi",
    "position": 97,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/97/teuhidi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 7550",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Omer ibn Hatabi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ بُكَيْرٍ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ، عَنْ عُقَيْلٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ: حَدَّثَنِي عُرْوَةُ: أَنَّ الْمِسْوَرَ بْنَ مَخْرَمَةَ، وَعَبْدَ الرَّحْمَنِ بْنَ عَبْدٍ الْقَارِيَّ، حَدَّثَاهُ: أَنَّهُمَا، سَمِعَا ​​​​​​​ عُمَرَ بْنَ الْخَطَّابِ، يَقُولُ: سَمِعْتُ هِشَامَ بْنَ حَكِيمٍ، يَقْرَأُ سُورَةَ الْفُرْقَانِ فِي حَيَاةِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَاسْتَمَعْتُ لِقِرَاءَتِهِ، فَإِذَا هُوَ يَقْرَأُ عَلَى حُرُوفٍ كَثِيرَةٍ لَمْ يُقْرِئْنِيهَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ، فَكِدْتُ أُسَاوِرُهُ فِي الصَّلاَةِ، فَتَصَبَّرْتُ حَتَّى سَلَّمَ، فَلَبَبْتُهُ بِرِدَائِهِ فَقُلْتُ: مَنْ أَقْرَأَكَ هَذِهِ السُّورَةَ الَّتِي سَمِعْتُكَ تَقْرَأُ؟ قَالَ: أَقْرَأَنِيهَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَقُلْتُ: كَذَبْتَ، أَقْرَأَنِيهَا عَلَى غَيْرِ مَا قَرَأْتَ. فَانْطَلَقْتُ بِهِ أَقُودُهُ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَقُلْتُ: إِنِّي سَمِعْتُ هَذَا يَقْرَأُ سُورَةَ الْفُرْقَانِ عَلَى حُرُوفٍ لَمْ تُقْرِئْنِيهَا. فَقَالَ: \"أَرْسِلْهُ، اقْرَأْ يَا هِشَامُ\". فَقَرَأَ الْقِرَاءَةَ الَّتِي سَمِعْتُهُ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"كَذَلِكَ أُنْزِلَتْ\". ثُمَّ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"اقْرَأْ يَا عُمَرُ\". فَقَرَأْتُ الَّتِي أَقْرَأَنِي فَقَالَ: \"كَذَلِكَ أُنْزِلَتْ، إِنَّ هَذَا الْقُرْآنَ أُنْزِلَ عَلَى سَبْعَةِ أَحْرُفٍ فَاقْرَءُوا مَا تَيَسَّرَ مِنْهُ\".",
    "albanian": "Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka treguar Urve, e këtij i kanë treguar Misver ibn Mehrame dhe Abdurrahman ibn Abdulkaëri se Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Dëgjova Hisham ibn Hakimin duke e lexuar suren Furkan, gjatë kohës kur i Dërguari i Allahut ﷺ ishte ende gjallë dhe i kushtova vëmendje leximit të tij. Kuptova se ai po e lexonte atë në shumë dialekte, të cilat mua nuk m'i kishte lexuar ndonjëherë i Dërguari i Allahut ﷺ, andaj veç sa nuk iu vërsula teksa ishte duke u falur. Mezi durova derisa dha selam, pastaj ia shtrëngova rrobën e sipërme për fyti dhe i thashë: “Kush ta ka lexuar suren që të dëgjova duke e lexuar?” Ai tha: “Ma ka lexuar i Dërguari i Allahut ﷺ.” I thashë: “Po gënjen, sepse Pejgamberi ﷺ ma ka lexuar mua ndryshe nga ajo që e lexove ti.” Kështu, e mora me vete dhe u nisëm për te Pejgamberi ﷺ, të cilit i thashë: “E dëgjova këtë duke e lexuar suren Furkan në një dialekt që ti nuk ma ke lexuar.” Pejgamberi ﷺ tha: “Lëshoje! Lexo, o Hisham!” Ai lexoi ashtu siç e kisha dëgjuar më parë prej tij. Pejgamberi ﷺ tha: “Kështu ka zbritur.” Pastaj i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Lexo, o Omer!” Unë lexova sipas mënyrës që ai më kishte mësuar. Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Kështu ka zbritur. Në të vërtetë, ky Kuran ka zbritur në shtatë dialekte, andaj lexojeni atë në cilindo dialekt që ju vjen më lehtë!”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/7550.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/7550.json"
  }
}