Sahihu i Buhariut — Hadithi 766

Ezani · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Muëtemiri, e ky nga babai i tij, e ky nga Bekri se Ebu Rafiu tregon: “E falëm namazin e jacisë me Ebu Hurejrën (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili këndoi suren Inshikak, e në atë rast bëri sexhde (të leximit). Kur e pyeta rreth kësaj, më tha: “Kemi bërë sexhde duke qenë mbrapa Ebu Kasimit ﷺ, andaj kështu do të vazhdoj derisa ta takoj sërish (të vdes).”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو النُّعْمَانِ قَالَ: حَدَّثَنَا مُعْتَمِرٌ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ بَكْرٍ، عَنْ أَبِي رَافِعٍ قَالَ: صَلَّيْتُ مَعَ أَبِي هُرَيْرَةَ الْعَتَمَةَ فَقَرَأَ: ‏﴿‏إِذَا السَّمَاءُ انْشَقَّتْ‏﴾ ‏ فَسَجَدَ فَقُلْتُ لَهُ: قَالَ: سَجَدْتُ خَلْفَ أَبِي الْقَاسِمِ ﷺ فَلاَ أَزَالُ أَسْجُدُ بِهَا حَتَّى أَلْقَاهُ‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/766