Sahihu i Buhariut — Hadithi 776

Ezani · Transmetuesi: Ebu Katade Sulemiu

Shqip

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e ky nga Jahjai, e ky nga Abdullah ibn Ebu Katadja, se babai i tij Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ në dy rekatet e para të namazit të drekës e lexonte Fatihanë dhe nga një sure, kurse në dy rekatet e fundit vetëm Fatihanë. Nganjëherë mund të dëgjonim ndonjë ajet prej tij (nga pëshpëritjet). Rekatin e parë e zgjaste, kurse të dytin jo. Njëjtë vepronte edhe në ikindi dhe sabah.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ إِسْمَاعِيلَ قَالَ: حَدَّثَنَا هَمَّامٌ، عَنْ يَحْيَى، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي قَتَادَةَ، عَنْ أَبِيهِ أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ كَانَ يَقْرَأُ فِي الظُّهْرِ فِي الأُولَيَيْنِ بِأُمِّ الْكِتَابِ وَسُورَتَيْنِ، وَفِي الرَّكْعَتَيْنِ الأُخْرَيَيْنِ بِأُمِّ الْكِتَابِ، وَيُسْمِعُنَا الآيَةَ، وَيُطَوِّلُ فِي الرَّكْعَةِ الأُولَى مَا لاَ يُطَوِّلُ فِي الرَّكْعَةِ الثَّانِيَةِ، وَهَكَذَا فِي الْعَصْرِ وَهَكَذَا فِي الصُّبْحِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/776