Sahihu i Buhariut — Hadithi 79

Dituria · Transmetuesi: Ebu Musa Eshariu

Shqip

Muhamed ibn Alai na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Usame, e ky nga Burejd ibn Abdullahu, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Udhëzimi dhe dituria, me të cilat më ka dërguar Allahu, i shëmbëllejnë shiut kur bie me bollëk në tokë. Në mesin e tokave ka tokë që është e pastër (pjellore) , e përthith ujin, ku mbijnë bar e barishte të shumta. Në mesin e tyre ka të atillë që është shterpë , por e mban ujin, andaj me të Allahu u sjell dobi njerëzve: pinë për vete, ua shuajnë etjen të tjerëve dhe ujitin të mbjellat. Por, shiu bie edhe mbi një tjetër lloj toke, e cila është ranore: as e akumulon ujin, as mbin bar në të. Në njërën anë, kështu shëmbëllen ai që e ka kuptuar fenë dhe që ka përfituar nga udhëzimi e dija, me të cilat më ka dërguar Allahu: pra, ka nxënë dije dhe atë ua ka mësuar të tjerëve, kurse, në anën tjetër, është shëmbëllimi i atij që aspak nuk ia vë veshin fesë dhe nuk e pranon udhëzimin e Allahut, me të cilin unë jam dërguar.” Ebu Abdullahu (Buhariu) citon Is'hakun se ka thënë: “Ndër to ka të atillë që e ndal ujin (në vend të “kabilet” - pranon, ka përdorur shprehjen “kajelet” - ndal), aso që është fund i mbuluar me ujë. Fjala صَّفْصَفا (safsafa, përmendur në suren Taha, 106) e ka kuptimin: e sheshtë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ الْعَلاَءِ قَالَ: حَدَّثَنَا حَمَّادُ بْنُ أُسَامَةَ، عَنْ بُرَيْدِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ، عَنْ أَبِي بُرْدَةَ، عَنْ أَبِي مُوسَى، عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ: ‏ ‏"‏مَثَلُ مَا بَعَثَنِي اللَّهُ مِنَ الْهُدَى وَالْعِلْمِ كَمَثَلِ الْغَيْثِ الْكَثِيرِ أَصَابَ أَرْضًا، فَكَانَ مِنْهَا نَقِيَّةٌ قَبِلَتِ الْمَاءَ، فَأَنْبَتَتِ الْكَلأَ وَالْعُشْبَ الْكَثِيرَ، وَكَانَتْ مِنْهَا أَجَادِبُ أَمْسَكَتِ الْمَاءَ، فَنَفَعَ اللَّهُ بِهَا النَّاسَ، فَشَرِبُوا وَسَقَوْا وَزَرَعُوا، وَأَصَابَتْ مِنْهَا طَائِفَةً أُخْرَى، إِنَّمَا هِيَ قِيعَانٌ لاَ تُمْسِكُ مَاءً، وَلاَ تُنْبِتُ كَلأً، فَذَلِكَ مَثَلُ مَنْ فَقُهَ فِي دِينِ اللَّهِ وَنَفَعَهُ مَا بَعَثَنِي اللَّهُ بِهِ، فَعَلِمَ وَعَلَّمَ، وَمَثَلُ مَنْ لَمْ يَرْفَعْ بِذَلِكَ رَأْسًا، وَلَمْ يَقْبَلْ هُدَى اللَّهِ الَّذِي أُرْسِلْتُ بِهِ‏"‏‏‏.‏ ‏ قَالَ أَبُو عَبْدِ اللَّهِ: قَالَ إِسْحَاقُ: وَكَانَ مِنْهَا طَائِفَةٌ قَيَّلَتِ الْمَاءَ‏.‏ قَاعٌ يَعْلُوهُ الْمَاءُ، وَالصَّفْصَفُ الْمُسْتَوِي مِنَ الأَرْضِ‏.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/79