Sahihu i Buhariut — Hadithi 804

Ezani · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ ngrihej nga rukuja, thoshte: “Semi Allahu limen hamideh, rabena ve lekel hamd.” Pastaj lutej për disa njerëz duke i përmendur me emra: “O Allah, shpëtoje Velid ibn Velidin, Seleme ibn Hishamin, Ajash ibn Ebu Rabian dhe të gjithë besimtarët e dobët! O Allah, vështirësojua gjendjen mudarit dhe çoju thatësirë sikurse ajo e popullit të Jusufit!” Pjesëtarët e fisit mudar, që jetonin në lindje, atëkohë ishin kundër Pejgamberit ﷺ.”

Arabisht

قَالاَ: وَقَالَ أَبُو هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه: - وَكَانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ حِينَ يَرْفَعُ رَأْسَهُ يَقُولُ: سَمِعَ اللَّهُ لِمَنْ حَمِدَهُ، رَبَّنَا وَلَكَ الْحَمْدُ‏.‏ يَدْعُو لِرِجَالٍ فَيُسَمِّيهِمْ بِأَسْمَائِهِمْ فَيَقُولُ:‏ ‏"‏اللَّهُمَّ أَنْجِ الْوَلِيدَ بْنَ الْوَلِيدِ وَسَلَمَةَ بْنَ هِشَامٍ وَعَيَّاشَ بْنَ أَبِي رَبِيعَةَ، وَالْمُسْتَضْعَفِينَ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ، اللَّهُمَّ اشْدُدْ وَطْأَتَكَ عَلَى مُضَرَ، وَاجْعَلْهَا عَلَيْهِمْ سِنِينَ كَسِنِي يُوسُفَ‏"‏‏‏.‏‏ وَأَهْلُ الْمَشْرِقِ يَوْمَئِذٍ مِنْ مُضَرَ مُخَالِفُونَ لَهُ‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/804