Sahihu i Buhariut — Hadithi 818

Ezani · Transmetuesi: Malik ibn Huvejrithi

Shqip

Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Ejubi se Ebu Kilabe tregon: “Malik ibn Huvejrithi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), jashtë kohës së namazit farz, u tha fisit të vet: “A doni t'jua mësoj namazin e të Dërguarit të Allahut ﷺ? Pastaj u ngrit në këmbë e u fal. Duke rënë në ruku, bëri tekbirin, e ngriti kokën (nga rukuja) dhe qëndroi një copë herë, pastaj ra në sexhde. E ngriti kokën nga sexhdja dhe qëndroi një copë herë. U fal siç falej hoxha ynë, Amër ibn Seleme. Ebu Ejubi thotë: “Vepronte diçka që askënd nuk e kam parë duke vepruar: rrinte ulur edhe pas rekatit të tretë, para të katërtit.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو النُّعْمَانِ قَالَ: حَدَّثَنَا حَمَّادٌ، عَنْ أَيُّوبَ، عَنْ أَبِي قِلاَبَةَ أَنَّ مَالِكَ بْنَ الْحُوَيْرِثِ قَالَ لأَصْحَابِهِ: أَلاَ أُنَبِّئُكُمْ صَلاَةَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ قَالَ: وَذَاكَ فِي غَيْرِ حِينِ صَلاَةٍ، فَقَامَ، ثُمَّ رَكَعَ فَكَبَّرَ ثُمَّ رَفَعَ رَأْسَهُ، فَقَامَ هُنَيَّةً، ثُمَّ سَجَدَ ثُمَّ رَفَعَ رَأْسَهُ هُنَيَّةً، فَصَلَّى صَلاَةَ عَمْرِو بْنِ سَلِمَةَ شَيْخِنَا هَذَا. قَالَ أَيُّوبُ: كَانَ يَفْعَلُ شَيْئًا لَمْ أَرَهُمْ يَفْعَلُونَهُ، كَانَ يَقْعُدُ فِي الثَّالِثَةِ أو الرَّابِعَةِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/818