Seid ibn Ufejri na ka thënë: Më ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Hamza ibn Abdullah ibn Omeri se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Teksa isha në gjumë, (në ëndërr) m'u soll një kupë me qumësht nga e cila piva aq shumë, saqë e pashë duke rrjedhur nëpër gishtërinjtë e mi. Pastaj, pjesën e mbetur ia dhashë Omer ibn Hatabit.” I thanë: “Si e komenton këtë, o i Dërguari i Allahut?” Tha: “Është dituria .”
حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ عُفَيْرٍ قَالَ: حَدَّثَنِي اللَّيْثُ قَالَ: حَدَّثَنِي عُقَيْلٌ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ حَمْزَةَ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُمَرَ، أَنَّ ابْنَ عُمَرَ قَالَ: سَمِعْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ: " بَيْنَا أَنَا نَائِمٌ أُتِيتُ بِقَدَحِ لَبَنٍ، فَشَرِبْتُ حَتَّى إِنِّي لأَرَى الرِّيَّ يَخْرُجُ فِي أَظْفَارِي، ثُمَّ أَعْطَيْتُ فَضْلِي عُمَرَ بْنَ الْخَطَّابِ". قَالُوا: فَمَا أَوَّلْتَهُ يَا رَسُولَ اللَّهِ؟ قَالَ: "الْعِلْمَ".