Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Halidi, e ky nga Seidi, e ky nga Muhamed ibn Amër ibn Halhale, e ky nga Muhamed ibn Amër ibn Atai. Lejthiu na ka treguar nga Jezid ibn Ebu Habibi dhe Jezid ibn Muhamedi, e ky nga Muhamed ibn Amër ibn Halhale se Muhamed ibn Amër ibn Atai tregon se, duke qenë në një ndejë me disa shokë të Pejgamberit ﷺ, në bisedë e sipër, përmendën namazin e Pejgamberit ﷺ. Atëherë, Ebu Humejd Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tha: “Nga të gjithë ju, unë e di më së miri namazin e të Dërguarit të Allahut ﷺ. E kam parë duke i ngritur duart paralel me supet kur bënte tekbirin. Kur binte në ruku, i kapte gjunjët me duar dhe e drejtonte shpinën. E, kur ngrihej (nga rukuja), drejtohej derisa çdo asht i shkonte në vendin e vet. Kur binte në sexhde, i vendoste duart (në tokë), por nuk i shtrinte (tërësisht), as i ngrinte (sa të mos i bashkonte me barkun), ndërsa gishtat e këmbëve i kthente drejt kiblës. Kur qëndronte ulur pas dy rekateve, ulej mbi këmbën e majtë, ndërsa të djathtën e lakonte. E, kur qëndronte ulur, në fund të namazit, shputën e majtë e vendoste më përpara, kurse të djathtën e vendoste pingul me tokën dhe ulej në tokë.” Lejthiu e ka dëgjuar Jezid ibn Ebu Habibin dhe Jezid ibn Muhamed ibn Halhalen, kur Ibn Halhale e ka dëgjuar nga Ibn Atai. Ebu Salihu transmeton nga Lejthiu: “Çdo asht.” Ndërkaq, Ibn Mubareku transmeton nga Jahja ibn Ejubi se ka thënë: “Më ka treguar Jezid ibn Ebu Habibi, e këtij i ka treguar Muhamed ibn Amri: “Çdo asht.”
حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ بُكَيْرٍ قَالَ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ، عَنْ خَالِدٍ، عَنْ سَعِيدٍ، عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ عَمْرِو بْنِ حَلْحَلَةَ، عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ عَمْرِو بْنِ عَطَاءٍ،. وَحَدَّثَنَا اللَّيْثُ، عَنْ يَزِيدَ بْنِ أَبِي حَبِيبٍ، وَيَزِيدَ بْنِ مُحَمَّدٍ، عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ عَمْرِو بْنِ حَلْحَلَةَ، عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ عَمْرِو بْنِ عَطَاءٍ أَنَّهُ كَانَ جَالِسًا مَعَ نَفَرٍ مِنْ أَصْحَابِ النَّبِيِّ ﷺ فَذَكَرْنَا صَلاَةَ النَّبِيِّ ﷺ فَقَالَ أَبُو حُمَيْدٍ السَّاعِدِيُّ: أَنَا كُنْتُ أَحْفَظَكُمْ لِصَلاَةِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ رَأَيْتُهُ إِذَا كَبَّرَ جَعَلَ يَدَيْهِ حِذَاءَ مَنْكِبَيْهِ، وَإِذَا رَكَعَ أَمْكَنَ يَدَيْهِ مِنْ رُكْبَتَيْهِ، ثُمَّ هَصَرَ ظَهْرَهُ، فَإِذَا رَفَعَ رَأْسَهُ اسْتَوَى حَتَّى يَعُودَ كُلُّ فَقَارٍ مَكَانَهُ، فَإِذَا سَجَدَ وَضَعَ يَدَيْهِ غَيْرَ مُفْتَرِشٍ وَلاَ قَابِضِهِمَا، وَاسْتَقْبَلَ بِأَطْرَافِ أَصَابِعِ رِجْلَيْهِ الْقِبْلَةَ، فَإِذَا جَلَسَ فِي الرَّكْعَتَيْنِ جَلَسَ عَلَى رِجْلِهِ الْيُسْرَى وَنَصَبَ الْيُمْنَى، وَإِذَا جَلَسَ فِي الرَّكْعَةِ الآخِرَةِ قَدَّمَ رِجْلَهُ الْيُسْرَى وَنَصَبَ الأُخْرَى وَقَعَدَ عَلَى مَقْعَدَتِهِ. وَسَمِعَ اللَّيْثُ يَزِيدَ بْنَ أَبِي حَبِيبٍ وَيَزِيدُ مِنْ مُحَمَّدِ بْنِ حَلْحَلَةَ وَابْنُ حَلْحَلَةَ مِنَ ابْنِ عَطَاءٍ. قَالَ أَبُو صَالِحٍ عَنِ اللَّيْثِ: كُلُّ فَقَارٍ. وَقَالَ ابْنُ الْمُبَارَكِ عَنْ يَحْيَى بْنِ أَيُّوبَ قَالَ: حَدَّثَنِي يَزِيدُ بْنُ أَبِي حَبِيبٍ أَنَّ مُحَمَّدَ بْنَ عَمْرٍو حَدَّثَهُ: كُلُّ فَقَارٍ.