Sahihu i Buhariut — Hadithi 83

Dituria · Transmetuesi: Abdullah ibn Amër ibn Asi

Shqip

Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Isa ibn Talha ibn Ubejdullahu se Abdullah ibn Amër ibn Asi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, në haxhin lamtumirës, i Dërguari i Allahut ﷺ u ndal në Mina, që njerëzit ta pyesnin (për ritualet e haxhit). Kështu, një burrë erdhi dhe i tha: “I kam rruar flokët pa dijeni, para se të ther kurbanin.” - “There se s'ka gjë”, - tha Pejgamberi ﷺ. Një tjetër i tha: “E kam therur kurbanin pa dijeni, para se t'i hedh gurët.” - “Gjuaji se s'ka gjë”, - ia ktheu Pejgamberi ﷺ. Sa herë që atë ditë pyetej Pejgamberi ﷺ për ndonjë rit të bërë para ose pas radhës së vet, gjithnjë përgjigjej: “Bëje se s'ka gjë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ قَالَ: حَدَّثَنِي مَالِكٌ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ عِيسَى بْنِ طَلْحَةَ بْنِ عُبَيْدِ اللَّهِ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عَمْرِو بْنِ الْعَاصِ، أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ وَقَفَ فِي حَجَّةِ الْوَدَاعِ بِمِنًى لِلنَّاسِ يَسْأَلُونَهُ، فَجَاءَهُ رَجُلٌ فَقَالَ: لَمْ أَشْعُرْ فَحَلَقْتُ قَبْلَ أَنْ أَذْبَحَ؟ فَقَالَ: "اذْبَحْ وَلاَ حَرَجَ". فَجَاءَ آخَرُ فَقَالَ: لَمْ أَشْعُرْ، فَنَحَرْتُ قَبْلَ أَنْ أَرْمِيَ؟ قَالَ: "ارْمِ وَلاَ حَرَجَ". فَمَا سُئِلَ النَّبِيُّ ﷺ عَنْ شَىْءٍ قُدِّمَ وَلاَ أُخِّرَ إِلاَّ قَالَ: "افْعَلْ وَلاَ حَرَجَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/83