Abdullah ibn Mesleme na ka treguar nga Maliku, e ky nga Salih ibn Kejsani, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe ibn Mesudi se Zejd ibn Halid Xhuheniu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ na e fali sabahun në Hudejbije, pas një nate me shi. Pasi e kreu namazin, u kthye në drejtim të xhematit dhe tha: - “A e dini ç'tha Zoti juaj?” - Allahu dhe i Dërguari i Tij e dinë më së miri, - thanë njerëzit. - “Disa robër të Mi gdhinë duke më besuar, e të tjerë duke më mohuar. Ata që thanë: “Ra shi nga mirësia dhe mëshira e Allahut”, më kanë besuar Mua dhe i kanë mohuar yjet. Ndërkaq, ata që thanë: “Për shkak të pozitës së këtij e atij ylli”, më kanë mohuar Mua, e u kanë besuar yjeve”, - tha Pejgamberi ﷺ.”
حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مَسْلَمَةَ، عَنْ مَالِكٍ، عَنْ صَالِحِ بْنِ كَيْسَانَ، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُتْبَةَ بْنِ مَسْعُودٍ، عَنْ زَيْدِ بْنِ خَالِدٍ الْجُهَنِيِّ أَنَّهُ قَالَ: صَلَّى لَنَا النَّبِيُ ﷺ صَلاَةَ الصُّبْحِ بِالْحُدَيْبِيَةِ عَلَى إِثْرِ سَمَاءٍ كَانَتْ مِنَ اللَّيْلَةِ، فَلَمَّا انْصَرَفَ أَقْبَلَ عَلَى النَّاسِ فَقَالَ: "هَلْ تَدْرُونَ مَاذَا قَالَ رَبُّكُمْ؟" قَالُوا: اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَعْلَمُ. قَالَ: "أَصْبَحَ مِنْ عِبَادِي مُؤْمِنٌ بِي وَكَافِرٌ، فَأَمَّا مَنْ قَالَ: مُطِرْنَا بِفَضْلِ اللَّهِ وَرَحْمَتِهِ فَذَلِكَ مُؤْمِنٌ بِي وَكَافِرٌ بِالْكَوْكَبِ، وَأَمَّا مَنْ قَالَ: بِنَوْءِ كَذَا وَكَذَا فَذَلِكَ كَافِرٌ بِي وَمُؤْمِنٌ بِالْكَوْكَبِ".