Sahihu i Buhariut — Hadithi 849

Ezani · Transmetuesi: Umu Seleme

Shqip

Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e këtij i ka treguar Zuhriu, e ky nga Hind bint Harithi se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, pasi Pejgamberi ﷺ jepte selam, qëndronte një copë herë në vendin e tij (para se të kthehej nga xhemati). Ibn Shihabi thotë: “Mendoj, ndërkohë Allahu e di më së miri, se Pejgamberi ﷺ përmes këtij veprimi priste derisa gratë të dilnin (prej xhamisë).”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْوَلِيدِ قَالَ: حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ سَعْدٍ قَالَ: حَدَّثَنَا الزُّهْرِيُّ، عَنْ هِنْدٍ بِنْتِ الْحَارِثِ، عَنْ أُمِّ سَلَمَةَ: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ كَانَ إِذَا سَلَّمَ يَمْكُثُ فِي مَكَانِهِ يَسِيرًا‏.‏ قَالَ ابْنُ شِهَابٍ: فَنُرَى - وَاللَّهُ أَعْلَمُ - لِكَىْ يَنْفُذَ مَنْ يَنْصَرِفُ مِنَ النِّسَاءِ‏.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/849