Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e ky nga Amri, e këtij i ka rrëfyer Kurejbi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një natë bujta në shtëpinë e tezes sime, Mejmunes. Pejgamberi ﷺ ra në gjumë dhe gjatë natës u zgjua, mori shpejt abdes nga një shakull i varur e pastaj u ngrit për t'u falur. Edhe unë u ngrita dhe mora abdes njëjtë dhe iu bashkëngjita për t'u falur në të majtë të tij, por ai më zhvendosi në anën e djathtë. U fal aq sa ia mundësoi Allahu, pastaj ra për të fjetur, saqë ia dëgjova gërhitjen. Kur i erdhi muezini dhe e thirri për namaz, shkoi me të për në namaz, pa e ripërtërirë abdesin.” I thamë Amrit: “Disa po thonë se Pejgamberit ﷺ i fle vetëm syri, e jo edhe zemra.” Amri tha: “E kam dëgjuar Ubejd ibn Umejrin duke thënë: “Ëndrrat e pejgamberëve janë shpallje, pastaj e lexoi: “... kam parë në ëndërr se duhet të të ther...” (Safat, 102)
حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: أَخْبَرَنَا سُفْيَانُ، عَنْ عَمْرٍو قَالَ: أَخْبَرَنِي كُرَيْبٌ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: بِتُّ عِنْدَ خَالَتِي مَيْمُونَةَ لَيْلَةً، فَنَامَ النَّبِيُّ ﷺ فَلَمَّا كَانَ فِي بَعْضِ اللَّيْلِ قَامَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَتَوَضَّأَ مِنْ شَنٍّ مُعَلَّقٍ وُضُوءًا خَفِيفًا - يُخَفِّفُهُ عَمْرٌو وَيُقَلِّلُهُ جِدًّا - ثُمَّ قَامَ يُصَلِّي، فَقُمْتُ فَتَوَضَّأْتُ نَحْوًا مِمَّا تَوَضَّأَ، ثُمَّ جِئْتُ فَقُمْتُ عَنْ يَسَارِهِ، فَحَوَّلَنِي فَجَعَلَنِي عَنْ يَمِينِهِ، ثُمَّ صَلَّى مَا شَاءَ اللَّهُ، ثُمَّ اضْطَجَعَ فَنَامَ حَتَّى نَفَخَ، فَأَتَاهُ الْمُنَادِي يُؤْذِنُهُ بِالصَّلاَةِ فَقَامَ مَعَهُ إِلَى الصَّلاَةِ، فَصَلَّى وَلَمْ يَتَوَضَّأْ. قُلْنَا لِعَمْرٍو إِنَّ نَاسًا يَقُولُونَ: إِنَّ النَّبِيَّ ﷺ تَنَامُ عَيْنُهُ وَلاَ يَنَامُ قَلْبُهُ. قَالَ عَمْرٌو: سَمِعْتُ عُبَيْدَ بْنَ عُمَيْرٍ يَقُولُ: إِنَّ رُؤْيَا الأَنْبِيَاءِ وَحْىٌ ثُمَّ قَرَأَ: ﴿... إِنِّي أَرَى فِي الْمَنَامِ أَنِّي أَذْبَحُكَ...﴾. [الصفات: ١٠٢]