Sahihu i Buhariut — Hadithi 870

Ezani · Transmetuesi: Umu Seleme

Shqip

Jahja ibn Kazëa na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Hind bint Harithi se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ jepte selam në namaz, gratë ngriheshin, kurse ai qëndronte ulur në vendin e vet. Zuhriu ka thënë: “Mendoj, ndërkohë Allahu e di më së miri, se këtë e bënte me qëllim që gratë të shpërndaheshin para se të çoheshin burrat.”

Arabisht

حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ قَزَعَةَ قَالَ: حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ سَعْدٍ، عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ هِنْدٍ بِنْتِ الْحَارِثِ، عَنْ أُمِّ سَلَمَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: كَانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ إِذَا سَلَّمَ قَامَ النِّسَاءُ حِينَ يَقْضِي تَسْلِيمَهُ، وَيَمْكُثُ هُوَ فِي مَقَامِهِ يَسِيرًا قَبْلَ أَنْ يَقُومَ‏.‏ قَالَ: نَرَى - وَاللَّهُ أَعْلَمُ - أَنَّ ذَلِكَ كَانَ لِكَىْ يَنْصَرِفَ النِّسَاءُ قَبْلَ أَنْ يُدْرِكَهُنَّ أَحَدٌ مِنَ الرِّجَالِ‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/870