Sahihu i Buhariut — Hadithi 875

Ezani · Transmetuesi: Umu Seleme

Shqip

Jahja ibn Kazëa na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga Zuhriu, e ky nga Hind bint Harithi se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur i Dërguari i Allahut ﷺ jepte selam në namaz, gratë çoheshin, kurse ai qëndronte ulur një copë kohë, pastaj ngrihej. Zuhriu ka thënë: “Mendoj, ndërkohë Allahu e di më së miri, se këtë e bënte me qëllim që gratë të çoheshin para se të çoheshin burrat.”

Arabisht

حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ قَزَعَةَ قَالَ: حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ سَعْدٍ، عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ هِنْدَ بِنْتِ الْحَارِثِ، عَنْ أُمِّ سَلَمَةَ قَالَتْ: كَانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ إِذَا سَلَّمَ قَامَ النِّسَاءُ حِينَ يَقْضِي تَسْلِيمَهُ، وَهُوَ يَمْكُثُ فِي مَقَامِهِ يَسِيرًا قَبْلَ أَنْ يَقُومَ‏.‏ قَالَتْ: نُرَى - وَاللَّهُ أَعْلَمُ - أَنَّ ذَلِكَ كَانَ لِكَىْ يَنْصَرِفَ النِّسَاءُ قَبْلَ أَنْ يُدْرِكَهُنَّ الرِّجَالُ‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/875