Sahihu i Buhariut — Hadithi 878

Namazi i xhumasë · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Abdullah ibn Muhamed ibn Esma na ka thënë: Na ka rrëfyer Xhuvejriu, e ky nga Maliku, e ky nga Zuhriu, e ky nga Salim ibn Abdullah ibn Omeri se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa Omer ibn Hatabi ishte në minber duke ligjëruar ditën e premte, në xhami hyri një shok i Pejgamberit ﷺ, që në fakt ishte njëri prej muhaxhirëve të parë. Omeri e thirri: - Ç'është kjo vonesë? - Isha i zënë me një punë dhe nuk arrita të kthehem në shtëpi derisa e dëgjova ezanin, madje nuk arrita të bëj diçka tjetër përveçse të marr abdes, - tha ai. - A edhe abdesin? - iu drejtua Omeri e vijoi: - Ti e di shumë mirë se i Dërguari i Allahut ﷺ na urdhëronte të pastroheshim.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدِ بْنِ أَسْمَاءَ قَالَ: أَخْبَرَنَا جُوَيْرِيَةُ، عَنْ مَالِكٍ، عَنِ الزُّهْرِيِّ، عَنْ سَالِمِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُمَرَ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما -: أَنَّ عُمَرَ بْنَ الْخَطَّابِ، بَيْنَمَا هُوَ قَائِمٌ فِي الْخُطْبَةِ يَوْمَ الْجُمُعَةِ إِذْ دَخَلَ رَجُلٌ مِنَ الْمُهَاجِرِينَ الأَوَّلِينَ مِنْ أَصْحَابِ النَّبِيِّ ﷺ فَنَادَاهُ عُمَرُ: أَيَّةُ سَاعَةٍ هَذِهِ؟ قَالَ: إِنِّي شُغِلْتُ فَلَمْ أَنْقَلِبْ إِلَى أَهْلِي حَتَّى سَمِعْتُ التَّأْذِينَ، فَلَمْ أَزِدْ عَلَى أَنْ تَوَضَّأْتُ. فَقَالَ: وَالْوُضُوءُ أَيْضًا؟ وَقَدْ عَلِمْتَ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ كَانَ يَأْمُرُ: بِالْغُسْلِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/878