Sahihu i Buhariut — Hadithi 88

Dituria · Transmetuesi: Ukbe ibn Harith Nufejliu

Shqip

Muhamed ibn Mukatil Ebu Haseni na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Omer ibn Seid ibn Ebu Husejni, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Ebu Mulejke se Ukbe ibn Harithi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ka qenë i martuar me të bijën e Ebu Ihab ibn Azizit. Një ditë i vajti një grua e i tha: “Unë i kam dhënë gji Ukbes dhe gruas së tij.” Ukbe i tha: “Mua nuk më kujtohet që më ke dhënë gji e as që më ke treguar ndonjëherë. Kështu, Ukbe shkoi tek i Dërguari i Allahut ﷺ në Medinë dhe e pyeti për këtë.” I Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “E si pra (e mban në kurorë), përderisa është thënë (se ajo është motra jote prej qumështit) ?” Rrjedhimisht, Ukbe e shkurorëzoi, e ajo u martua me një burrë tjetër.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ مُقَاتِلٍ قَالَ: أَخْبَرَنَا عَبْدُ اللَّهِ قَالَ: أَخْبَرَنَا عُمَرُ بْنُ سَعِيدِ بْنِ أَبِي حُسَيْنٍ قَالَ: حَدَّثَنِي عَبْدُ اللَّهِ بْنُ أَبِي مُلَيْكَةَ، عَنْ عُقْبَةَ بْنِ الْحَارِثِ أَنَّهُ تَزَوَّجَ ابْنَةً لأَبِي إِهَابِ بْنِ عَزِيزٍ، فَأَتَتْهُ امْرَأَةٌ فَقَالَتْ: إِنِّي قَدْ أَرْضَعْتُ عُقْبَةَ وَالَّتِي تَزَوَّجَ بِهَا. فَقَالَ لَهَا عُقْبَةُ: مَا أَعْلَمُ أَنَّكِ أَرْضَعْتِنِي وَلاَ أَخْبَرْتِنِي. فَرَكِبَ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ بِالْمَدِينَةِ فَسَأَلَهُ، فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "كَيْفَ وَقَدْ قِيلَ؟". فَفَارَقَهَا عُقْبَةُ، وَنَكَحَتْ زَوْجًا غَيْرَهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/88