Sahihu i Buhariut — Hadithi 880

Namazi i xhumasë · Transmetuesi: Ebu Seid Hudriu

Shqip

Aliu na ka thënë: Na ka rrëfyer Haremij ibn Umare, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Ebu Bekër ibn Munkediri, e këtij i ka treguar Amër ibn Sulejm Ensariu, e ky dëshmon se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dëshmon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Pastrimi ditën e premte është obligim për çdo të rritur, si dhe duhet t'i pastrojë dhëmbët e të parfumohet nëse mund të gjejë parfum.” Amri ka thënë: “Sa i përket guslit, dëshmoj se është obligim. Ndërsa, pastrimi i dhëmbëve dhe parfumimi, Allahu e di më së miri, nuk e di a është obligim apo jo, por kështu përmendet në hadith.” Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Ai (Ebu Bekri) është vëllai i Muhamed ibn Munkedirit, por nuk e ka përmendur me emër këtë Ebu Bekrin. Nga ai e kanë transmetuar Bukejr ibn Eshexhi, Seid ibn Ebu Hilali, dhe disa të tjerë. Muhamed ibn Munkediri gjithashtu quhej edhe Ebu Bekër, edhe Ebu Abdullah.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيٌّ قَالَ: أَخْبَرَنَا حَرَمِيُّ بْنُ عُمَارَةَ قَالَ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ أَبِي بَكْرِ بْنِ الْمُنْكَدِرِ قَالَ: حَدَّثَنِي عَمْرُو بْنُ سُلَيْمٍ الأَنْصَارِيُّ قَالَ: أَشْهَدُ عَلَى أَبِي سَعِيدٍ قَالَ: أَشْهَدُ عَلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ قَالَ:‏ "‏‏ الْغُسْلُ يَوْمَ الْجُمُعَةِ وَاجِبٌ عَلَى كُلِّ مُحْتَلِمٍ، وَأَنْ يَسْتَنَّ وَأَنْ يَمَسَّ طِيبًا إِنْ وَجَدَ‏"‏‏‏.‏‏ قَالَ عَمْرٌو: أَمَّا الْغُسْلُ فَأَشْهَدُ أَنَّهُ وَاجِبٌ، وَأَمَّا الاِسْتِنَانُ وَالطِّيبُ فَاللَّهُ أَعْلَمُ أَوَاجِبٌ هُوَ أَمْ لاَ، وَلَكِنْ هَكَذَا فِي الْحَدِيثِ‏.‏ قَالَ أَبُو عَبْدِ اللَّهِ: هُوَ أَخُو مُحَمَّدِ بْنِ الْمُنْكَدِرِ وَلَمْ يُسَمَّ أَبُو بَكْرٍ هَذَا‏.‏ رَوَاهُ عَنْهُ بُكَيْرُ بْنُ الأَشَجِّ وَسَعِيدُ بْنُ أَبِي هِلاَلٍ وَعِدَّةٌ‏.‏ وَكَانَ مُحَمَّدُ بْنُ الْمُنْكَدِرِ يُكْنَى بِأَبِي بَكْرٍ وَأَبِي عَبْدِ اللَّهِ‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/880