Sahihu i Buhariut — Hadithi 882

Namazi i xhumasë · Transmetuesi: Ebu Hurejra

Shqip

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Shejbani, e ky nga Jahjai, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa Omeri po ligjëronte ditën e premte, një burrë hyri (në xhami), dhe Omeri i tha: - Ç'është puna juaj që vonoheni për namaz? - Nuk pata kohë. Me të dëgjuar ezanin, mora abdes (dhe erdha), - tha burri në fjalë. - A nuk e keni dëgjuar Pejgamberin ﷺ duke thënë: “Kur dikush shkon në xhuma, le të pastrohet”, - tha Omeri.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو نُعَيْمٍ قَالَ: حَدَّثَنَا شَيْبَانُ، عَنْ يَحْيَى، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ، أَنَّ عُمَرَ - رضى الله عنه - بَيْنَمَا هُوَ يَخْطُبُ يَوْمَ الْجُمُعَةِ إِذْ دَخَلَ رَجُلٌ فَقَالَ عُمَرُ: لِمَ تَحْتَبِسُونَ عَنِ الصَّلاَةِ؟ فَقَالَ الرَّجُلُ: مَا هُوَ إِلاَّ سَمِعْتُ النِّدَاءَ تَوَضَّأْتُ‏.‏ فَقَالَ: أَلَمْ تَسْمَعُوا النَّبِيَّ ﷺ يَقُولُ:‏ ‏"‏إِذَا رَاحَ أَحَدُكُمْ إِلَى الْجُمُعَةِ فَلْيَغْتَسِلْ‏"‏‏‏.‏‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/882