{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/89",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/89",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 89",
  "text": "Ebu Jemani na ka thënë: Na ka treguar Shuajbi, e ky nga Zuhriu. [t]: Ibn Vehbiu na ka thënë: Na ka treguar Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullah ibn Ebu Thevri se Abdullah ibn Abasi transmeton se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka rrëfyer: “Unë dhe një fqinj imi ensar jetonim te fisi i Umeje ibn Zejdit, në lagjen Avali në periferi të Medinës. E vizitonim Pejgamberin ﷺ me radhë: një ditë shkonte ai, një ditë shkoja unë. Kur shkoja unë, sillja lajmet e asaj dite, qoftë të shpalljes, qoftë diç tjetër, e kështu vepronte edhe ai, kur kishte radhën. Një ditë, shoku im ensar, teksa po kthehej nga Pejgamberi ﷺ, erdhi dhe trokiti fuqishëm në derën time dhe tha: “A është ai (Omeri) aty?” U tremba dhe dola jashtë me shpejtësi. Ai më tha: “Ka ndodhur diçka e madhe.” Shkova te Hafsa, të cilën e gjeta duke qarë. A mos vallë ju ka shkurorëzuar Pejgamberi ﷺ? - i thashë. Nuk e di, - tha. Pas kësaj, shkova te Pejgamberi ﷺ dhe, siç qeshë në këmbë, e pyeta: “A i ke shkurorëzuar gratë e tua?” “Jo”, - tha Pejgamberi ﷺ. Me të marrë përgjigjen, thashë: “Allahu ekber!”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Dituria",
    "position": 3,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/3/dituria"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 89",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Abasi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ قَالَ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ، [ح:] قَالَ أَبُو عَبْدِ اللَّهِ: وَقَالَ ابْنُ وَهْبٍ: أَخْبَرَنَا يُونُسُ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ عُبَيْدِ اللَّهِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي ثَوْرٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عَبَّاسٍ، عَنْ عُمَرَ قَالَ: كُنْتُ أَنَا وَجَارٌ، لِي مِنَ الأَنْصَارِ فِي بَنِي أُمَيَّةَ بْنِ زَيْدٍ، وَهِيَ مِنْ عَوَالِي الْمَدِينَةِ، وَكُنَّا نَتَنَاوَبُ النُّزُولَ عَلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ يَنْزِلُ يَوْمًا وَأَنْزِلُ يَوْمًا، فَإِذَا نَزَلْتُ جِئْتُهُ بِخَبَرِ ذَلِكَ الْيَوْمِ مِنَ الْوَحْىِ وَغَيْرِهِ، وَإِذَا نَزَلَ فَعَلَ مِثْلَ ذَلِكَ، فَنَزَلَ صَاحِبِي الأَنْصَارِيُّ يَوْمَ نَوْبَتِهِ، فَضَرَبَ بَابِي ضَرْبًا شَدِيدًا. فَقَالَ: أَثَمَّ هُوَ؟ فَفَزِعْتُ فَخَرَجْتُ إِلَيْهِ فَقَالَ: قَدْ حَدَثَ أَمْرٌ عَظِيمٌ. فَدَخَلْتُ عَلَى حَفْصَةَ فَإِذَا هِيَ تَبْكِي فَقُلْتُ: أَطَلَّقَكُنَّ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ؟ قَالَتْ: لاَ أَدْرِي. ثُمَّ دَخَلْتُ عَلَى النَّبِيِّ ﷺ فَقُلْتُ وَأَنَا قَائِمٌ؟ أَطَلَّقْتَ نِسَاءَكَ؟ قَالَ: \"لاَ\". فَقُلْتُ: اللَّهُ أَكْبَرُ.",
    "albanian": "Ebu Jemani na ka thënë: Na ka treguar Shuajbi, e ky nga Zuhriu. [t]: Ibn Vehbiu na ka thënë: Na ka treguar Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullah ibn Ebu Thevri se Abdullah ibn Abasi transmeton se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka rrëfyer: “Unë dhe një fqinj imi ensar jetonim te fisi i Umeje ibn Zejdit, në lagjen Avali në periferi të Medinës. E vizitonim Pejgamberin ﷺ me radhë: një ditë shkonte ai, një ditë shkoja unë. Kur shkoja unë, sillja lajmet e asaj dite, qoftë të shpalljes, qoftë diç tjetër, e kështu vepronte edhe ai, kur kishte radhën. Një ditë, shoku im ensar, teksa po kthehej nga Pejgamberi ﷺ, erdhi dhe trokiti fuqishëm në derën time dhe tha: “A është ai (Omeri) aty?” U tremba dhe dola jashtë me shpejtësi. Ai më tha: “Ka ndodhur diçka e madhe.” Shkova te Hafsa, të cilën e gjeta duke qarë. A mos vallë ju ka shkurorëzuar Pejgamberi ﷺ? - i thashë. Nuk e di, - tha. Pas kësaj, shkova te Pejgamberi ﷺ dhe, siç qeshë në këmbë, e pyeta: “A i ke shkurorëzuar gratë e tua?” “Jo”, - tha Pejgamberi ﷺ. Me të marrë përgjigjen, thashë: “Allahu ekber!”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/89.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/89.json"
  }
}