Sahihu i Buhariut — Hadithi 90

Dituria · Transmetuesi: Ebu Mesud Bedriu

Shqip

Muhamed ibn Kethiri na ka thënë: Na ka rrëfyer Sufjani, e ky nga Ibn Ebu Halidi, e ky nga Kajs ibn Ebu Hazimi se Ebu Mesud Ensariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Një njeri tha: “O i Dërguari i Allahut, unë vonohem (qëllimisht) në namazin e sabahut, saqë nganjëherë gati më ikën namazi (me xhemat), për shkak se filani na e zgjat shumë.” Ebu Mesudi thotë: “Nuk e kam parë Pejgamberin ﷺ të zemëruar aq shumë gjatë këshillimit të tij sikurse atë ditë.” Ai na tha: “O njerëz! Prej jush ka të atillë që i vrazhdojnë të tjerët (nga xhamia) . Ata që u prijnë njerëzve në namaz, të mos ua zgjasin, sepse në mesin e tyre mund të ketë të sëmurë, të dobët dhe të atillë që kanë nevoja.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ كَثِيرٍ قَالَ: أَخْبَرَنَا سُفْيَانُ، عَنِ ابْنِ أَبِي خَالِدٍ، عَنْ قَيْسِ بْنِ أَبِي حَازِمٍ، عَنْ أَبِي مَسْعُودٍ الأَنْصَارِيِّ قَالَ: قَالَ رَجُلٌ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! لاَ أَكَادُ أُدْرِكُ الصَّلاَةَ مِمَّا يُطَوِّلُ بِنَا فُلاَنٌ. فَمَا رَأَيْتُ النَّبِيَّ ﷺ فِي مَوْعِظَةٍ أَشَدَّ غَضَبًا مِنْ يَوْمِئِذٍ فَقَالَ: "أَيُّهَا النَّاسُ! إِنَّكُمْ مُنَفِّرُونَ، فَمَنْ صَلَّى بِالنَّاسِ فَلْيُخَفِّفْ، فَإِنَّ فِيهِمُ الْمَرِيضَ وَالضَّعِيفَ وَذَا الْحَاجَةِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/90