Sahihu i Buhariut — Hadithi 901

Namazi i xhumasë · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ismaili, e këtij i ka rrëfyer Abdulhamidi, shoku i Zijadit, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Harithi, djali i xhaxhait të Muhamed ibn Sirinit, se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e porositi muezinin e vet që, në ditët me shi, pas fjalëve: “Eshhedu ene Muhameden Resulullah”, të mos thotë: “Haje alasalah”, por të thotë: “Faluni në shtëpitë tuaja.” Siç duket, njerëzve nuk u pëlqeu kjo, andaj Ibn Abasi u tha: “Këtë gjë e ka vepruar ai që ishte më i mirë se unë (Pejgamberi ﷺ). Xhumaja është farz, por nuk doja t'ju detyroja të dilni nëpër llucë e baltë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ قَالَ: حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ قَالَ: أَخْبَرَنِي عَبْدُ الْحَمِيدِ، صَاحِبُ الزِّيَادِيِّ قَالَ: حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ الْحَارِثِ ابْنُ عَمِّ، مُحَمَّدِ بْنِ سِيرِينَ: قَالَ ابْنُ عَبَّاسٍ لِمُؤَذِّنِهِ فِي يَوْمٍ مَطِيرٍ: إِذَا قُلْتَ: أَشْهَدُ أَنَّ مُحَمَّدًا رَسُولُ اللَّهِ. فَلاَ تَقُلْ: حَىَّ عَلَى الصَّلاَةِ. قُلْ: صَلُّوا فِي بُيُوتِكُمْ. فَكَأَنَّ النَّاسَ اسْتَنْكَرُوا قَالَ: فَعَلَهُ مَنْ هُوَ خَيْرٌ مِنِّي. إِنَّ الْجُمُعَةَ عَزْمَةٌ، وَإِنِّي كَرِهْتُ أَنْ أُخْرِجَكُمْ، فَتَمْشُونَ فِي الطِّينِ وَالدَّحْضِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/901