Sahihu i Buhariut — Hadithi 906

Namazi i xhumasë · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Muhamed ibn Ebu Bekër Mukademiu na ka thënë: Më ka treguar Haremij ibn Umare, e këtij i ka treguar Ebu Halde, - e ky është Halid ibn Dinari, - se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur moti ishte i ftohtë, Pejgamberi ﷺ e falte namazin e xhumasë sapo hynte koha. Ndërkaq, kur bënte vapë e madhe, e vononte namazin derisa të freskohej paksa. Junus ibn Bukejri ka thënë: “Na ka rrëfyer Ebu Halde se nuk përmendet xhumaja por namazi në përgjithësi. Bishr ibn Thabiti ka thënë: “Na ka treguar Ebu Halde se një prijës na e fali xhumanë, pastaj i tha Enesit: “Si e falte Pejgamberi ﷺ drekën?”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ أَبِي بَكْرٍ الْمُقَدَّمِيُّ قَالَ: حَدَّثَنَا حَرَمِيُّ بْنُ عُمَارَةَ قَالَ: حَدَّثَنَا أَبُو خَلْدَةَ - هُوَ خَالِدُ بْنُ دِينَارٍ - قَالَ: سَمِعْتُ أَنَسَ بْنَ مَالِكٍ يَقُولُ: كَانَ النَّبِيُّ ﷺ إِذَا اشْتَدَّ الْبَرْدُ بَكَّرَ بِالصَّلاَةِ، وَإِذَا اشْتَدَّ الْحَرُّ أَبْرَدَ بِالصَّلاَةِ، يَعْنِي: الْجُمُعَةَ. قَالَ يُونُسُ بْنُ بُكَيْرٍ: أَخْبَرَنَا أَبُو خَلْدَةَ فَقَالَ: بِالصَّلاَةِ، وَلَمْ يَذْكُرِ الْجُمُعَةَ. وَقَالَ بِشْرُ بْنُ ثَابِتٍ: حَدَّثَنَا أَبُو خَلْدَةَ قَالَ: صَلَّى بِنَا أَمِيرٌ الْجُمُعَةَ ثُمَّ قَالَ لأَنَسٍ: كَيْفَ كَانَ النَّبِيُّ ﷺ يُصَلِّي الظُّهْرَ؟

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/906