Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Abdurrahman ibn Muhamed ibn Abdullah ibn Abdulkarij Kureshi Iskenderani se Ebu Hazim ibn Dinari tregon se disa burra erdhën te Sehël ibn Sad Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe filluan të debatonin rreth minberit (të Pejgamberit ﷺ) se prej çfarë materiali ishte i punuar, andaj e pyetën atë për këtë çështje. Ai u tha: “Betohem në Allahun se unë e di mirë se prej çfarë materiali ka qenë i punuar. E kam parë kur është vendosur këtu për herë të parë dhe kur është ulur në të i Dërguari i Allahut ﷺ për herë të parë. Ai porositi një grua ensare, - së cilës Sehli ia përmendi emrin, por Ebu Hazimit nuk i kujtohej: - “Urdhëroje shërbëtorin tënd zdrukthëtar që të më ndërtojë një minber, që të hipi në të gjatë kohës sa u ligjëroj njerëzve.” Ajo e urdhëroi shërbëtorin e vet, i cili ia ndërtoi (minberin) prej drurëve të Gabës, pastaj e solli. I Dërguari i Allahut ﷺ urdhëroi të vendosej këtu. Më vonë, e kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke u falur në të: mori tekbirin duke qenë mbi të dhe ra në ruku, pastaj zbriti nga mbrapa dhe ra në sexhde në fund të minberit dhe u kthye sërish (hipi mbi të). Pasi e përfundoi namazin, u kthye nga njerëzit dhe u tha: “O njerëz! Veprova kështu që të më pasoni dhe ta mësoni namazin tim.”
حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ قَالَ: حَدَّثَنَا يَعْقُوبُ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ مُحَمَّدِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عَبْدٍ الْقَارِيُّ الْقُرَشِيُّ الإِسْكَنْدَرَانِيُّ قَالَ: حَدَّثَنَا أَبُو حَازِمِ بْنُ دِينَارٍ: أَنَّ رِجَالاً، أَتَوْا سَهْلَ بْنَ سَعْدٍ السَّاعِدِيَّ، وَقَدِ امْتَرَوْا فِي الْمِنْبَرِ مِمَّ عُودُهُ؟ فَسَأَلُوهُ عَنْ ذَلِكَ فَقَالَ: وَاللَّهِ إِنِّي لأَعْرِفُ مِمَّا هُوَ، وَلَقَدْ رَأَيْتُهُ أَوَّلَ يَوْمٍ وُضِعَ، وَأَوَّلَ يَوْمٍ جَلَسَ عَلَيْهِ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ أَرْسَلَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ إِلَى فُلاَنَةَ - امْرَأَةٍ قَدْ سَمَّاهَا سَهْلٌ: - "مُرِي غُلاَمَكِ النَّجَّارَ أَنْ يَعْمَلَ لِي أَعْوَادًا أَجْلِسُ عَلَيْهِنَّ إِذَا كَلَّمْتُ النَّاسَ". فَأَمَرَتْهُ فَعَمِلَهَا مِنْ طَرْفَاءِ الْغَابَةِ ثُمَّ جَاءَ بِهَا، فَأَرْسَلَتْ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَأَمَرَ بِهَا فَوُضِعَتْ هَا هُنَا، ثُمَّ رَأَيْتُ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ صَلَّى عَلَيْهَا، وَكَبَّرَ وَهُوَ عَلَيْهَا، ثُمَّ رَكَعَ وَهُوَ عَلَيْهَا، ثُمَّ نَزَلَ الْقَهْقَرَى فَسَجَدَ فِي أَصْلِ الْمِنْبَرِ ثُمَّ عَادَ، فَلَمَّا فَرَغَ أَقْبَلَ عَلَى النَّاسِ فَقَالَ: "أَيُّهَا النَّاسُ إِنَّمَا صَنَعْتُ هَذَا لِتَأْتَمُّوا بِي وَلِتَعَلَّمُوا صَلاَتِي".