Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka treguar Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka rrëfyer Jahja ibn Seidi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Enesi se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Në fillim, Pejgamberi ﷺ shfrytëzonte një trung hurme për të hipur sipër (gjatë ligjërimit). Kur iu ndërtua minberi, e dëgjuam trungun e hurmës duke rënkuar sikurse deveja, derisa Pejgamberi ﷺ zbriti dhe e vendosi dorën mbi të (e përkëdheli për ta qetësuar).” Sulejmani transmeton nga Jahja, e këtij i ka rrëfyer Hafs ibn Ubejdullah ibn Enesi se e ka dëgjuar Xhabirin.
حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ أَبِي مَرْيَمَ قَالَ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ جَعْفَرٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي يَحْيَى بْنُ سَعِيدٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي ابْنُ أَنَسٍ أَنَّهُ سَمِعَ جَابِرَ بْنَ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: كَانَ جِذْعٌ يَقُومُ إِلَيْهِ النَّبِيُّ ﷺ فَلَمَّا وُضِعَ لَهُ الْمِنْبَرُ سَمِعْنَا لِلْجِذْعِ مِثْلَ أَصْوَاتِ الْعِشَارِ حَتَّى نَزَلَ النَّبِيُّ ﷺ فَوَضَعَ يَدَهُ عَلَيْهِ. قَالَ سُلَيْمَانُ عَنْ يَحْيَى: أَخْبَرَنِي حَفْصُ بْنُ عُبَيْدِ اللَّهِ بْنِ أَنَسٍ أَنَّهُ سَمِعَ جَابِرًا.