Sahihu i Buhariut — Hadithi 92

Dituria · Transmetuesi: Ebu Musa Eshariu

Shqip

Muhamed ibn Alai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Burejdi, e ky nga Ebu Burde se Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ u pyet rreth disa gjërave që nuk i pëlqenin dhe, kur e tepruan me pyetje, u hidhërua dhe u tha të pranishmëve: “Pyetni çfarë të doni.” Një burrë pyeti: “Kë kam baba unë?” - “Baba e ke Hudhafen” , - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ. Një tjetër u ngrit dhe tha: “Po babai im, kush është, o i Dërguari i Allahut?” - “Babai yt është Salimi, i çrobëruari i Shejbës” , - iu përgjigj ai ﷺ. Kur Omeri vërejti hidhërimin në fytyrën e tij, tha: “O i Dërguari i Allahut, i kërkojmë falje Allahut Fuqiplotë (që të kemi shqetësuar)!”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ الْعَلاَءِ قَالَ: حَدَّثَنَا أَبُو أُسَامَةَ، عَنْ بُرَيْدٍ، عَنْ أَبِي بُرْدَةَ، عَنْ أَبِي مُوسَى قَالَ: سُئِلَ النَّبِيُّ ﷺ عَنْ أَشْيَاءَ كَرِهَهَا، فَلَمَّا أُكْثِرَ عَلَيْهِ غَضِبَ، ثُمَّ قَالَ لِلنَّاسِ: "سَلُونِي عَمَّا شِئْتُمْ". قَالَ رَجُلٌ: مَنْ أَبِي؟ قَالَ: "أَبُوكَ حُذَافَةُ". فَقَامَ آخَرُ فَقَالَ: مَنْ أَبِي يَا رَسُولَ اللَّهِ؟ فَقَالَ: "أَبُوكَ سَالِمٌ مَوْلَى شَيْبَةَ". فَلَمَّا رَأَى عُمَرُ مَا فِي وَجْهِهِ قَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! إِنَّا نَتُوبُ إِلَى اللَّهِ عَزَّ وَجَلَّ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/92