Sahihu i Buhariut — Hadithi 923

Namazi i xhumasë · Transmetuesi: Amër ibn Taglibi

Shqip

Muhamed ibn Mameri na ka thënë: Na ka treguar Ebu Asimi, e ky nga Xherir ibn Hazimi, e ky e ka dëgjuar Hasenin se Amër ibn Taglibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se të Dërguarit të Allahut ﷺ i sollën pasuri, - ose ka thënë: robër, - (prej presë së luftës). Ai e shpërndau, duke u dhënë disave, e disa të tjerëve jo. I shkoi lajmi se ata të cilëve nuk u kishte dhënë, ishin ankuar. Andaj, e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun, pastaj tha: “E, më pas! Betohem në Allahun se dikujt i jap e dikujt s'i jap. Ai të cilit nuk i jap, mund të jetë më i dashur tek unë sesa ai që i jap. Mirëpo, disave u jap për shkak të dobësisë dhe frikës që vërej në zemrat e tyre, e disa i lë me pasurinë dhe mirësinë që Allahu ua ka mbjellë në zemrat e tyre, një prej të cilëve është edhe Amër ibn Taglibi.” Betohem në Allahun se këtë fjalë të të Dërguarit të Allahut ﷺ nuk do ta kisha ndërruar as me devetë e kuqe (një ndër pasuritë më të shtrenjta). Këtë transmetim e përforcon Junusi.

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ مَعْمَرٍ قَالَ: حَدَّثَنَا أَبُو عَاصِمٍ، عَنْ جَرِيرِ بْنِ حَازِمٍ قَالَ: سَمِعْتُ الْحَسَنَ يَقُولُ: حَدَّثَنَا عَمْرُو بْنُ تَغْلِبَ: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ أُتِيَ بِمَالٍ أَوْ سَبْىٍ فَقَسَمَهُ، فَأَعْطَى رِجَالاً وَتَرَكَ رِجَالاً فَبَلَغَهُ أَنَّ الَّذِينَ تَرَكَ عَتَبُوا، فَحَمِدَ اللَّهَ وَ أَثْنَى عَلَيْهِ، ثُمَّ قَالَ: "أَمَّا بَعْدُ، فَوَاللَّهِ إِنِّي لأُعْطِي الرَّجُلَ، وَأَدَعُ الرَّجُلَ، وَالَّذِي أَدَعُ أَحَبُّ إِلَىَّ مِنَ الَّذِي أُعْطِي وَلَكِنْ أُعْطِي أَقْوَامًا لِمَا أَرَى فِي قُلُوبِهِمْ مِنَ الْجَزَعِ وَالْهَلَعِ، وَأَكِلُ أَقْوَامًا إِلَى مَا جَعَلَ اللَّهُ فِي قُلُوبِهِمْ مِنَ الْغِنَى وَالْخَيْرِ، فِيهِمْ عَمْرُو بْنُ تَغْلِبَ". فَوَاللَّهِ مَا أُحِبُّ أَنَّ لِي بِكَلِمَةِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ حُمْرَ النَّعَمِ. تَابَعَهُ يُونُسُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/923