{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/924",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/924",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 924",
  "text": "Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një natë vonë, i Dërguari i Allahut ﷺ doli e u fal në xhami. Disa njerëz shkuan dhe iu bashkëngjitën në namaz. Ditën tjetër njerëzit filluan të flisnin rreth kësaj, kështu që natën vijuese u tubuan më shumë sesa herën e parë. Sërish gjatë ditës biseduan rreth kësaj, andaj, natën e tretë, numri i njerëzve u shtua edhe më shumë. I Dërguari i Allahut ﷺ doli dhe ata u falën mbrapa tij. Mirëpo, natën e katërt, xhamia u mbush aq shumë, saqë nuk i zinte njerëzit. Pejgamberi ﷺ nuk doli fare. E, kur hyri namazi i sabahut, atëherë doli. Pasi e kreu namazin, u kthye drejt njerëzve, e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun, pastaj tha: “E, më pas; Nuk më ka shpëtuar pa e vënë re veprën tuaj. Mirëpo, frikësohem mos po ju obligohet e pastaj s'do të mund ta kryeni.” Këtë transmetim e përforcon Junusi.",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Namazi i xhumasë",
    "position": 11,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/11/namazi-i-xhumase"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 924",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Aishe bint Ebu Bekri"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ بُكَيْرٍ قَالَ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ، عَنْ عُقَيْلٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي عُرْوَةُ، أَنَّ عَائِشَةَ أَخْبَرَتْهُ: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ خَرَجَ لَيْلَةً مِنْ جَوْفِ اللَّيْلِ، فَصَلَّى فِي الْمَسْجِدِ، فَصَلَّى رِجَالٌ بِصَلاَتِهِ فَأَصْبَحَ النَّاسُ فَتَحَدَّثُوا، فَاجْتَمَعَ أَكْثَرُ مِنْهُمْ فَصَلَّوْا مَعَهُ، فَأَصْبَحَ النَّاسُ فَتَحَدَّثُوا فَكَثُرَ أَهْلُ الْمَسْجِدِ مِنَ اللَّيْلَةِ الثَّالِثَةِ، فَخَرَجَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَصَلَّوْا بِصَلاَتِهِ، فَلَمَّا كَانَتِ اللَّيْلَةُ الرَّابِعَةُ عَجَزَ الْمَسْجِدُ عَنْ أَهْلِهِ حَتَّى خَرَجَ لِصَلاَةِ الصُّبْحِ، فَلَمَّا قَضَى الْفَجْرَ أَقْبَلَ عَلَى النَّاسِ، فَتَشَهَّدَ ثُمَّ قَالَ: \"أَمَّا بَعْدُ؛ فَإِنَّهُ لَمْ يَخْفَ عَلَىَّ مَكَانُكُمْ، لَكِنِّي خَشِيتُ أَنْ تُفْرَضَ عَلَيْكُمْ فَتَعْجِزُوا عَنْهَا\". تَابَعَهُ يُونُسُ.",
    "albanian": "Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një natë vonë, i Dërguari i Allahut ﷺ doli e u fal në xhami. Disa njerëz shkuan dhe iu bashkëngjitën në namaz. Ditën tjetër njerëzit filluan të flisnin rreth kësaj, kështu që natën vijuese u tubuan më shumë sesa herën e parë. Sërish gjatë ditës biseduan rreth kësaj, andaj, natën e tretë, numri i njerëzve u shtua edhe më shumë. I Dërguari i Allahut ﷺ doli dhe ata u falën mbrapa tij. Mirëpo, natën e katërt, xhamia u mbush aq shumë, saqë nuk i zinte njerëzit. Pejgamberi ﷺ nuk doli fare. E, kur hyri namazi i sabahut, atëherë doli. Pasi e kreu namazin, u kthye drejt njerëzve, e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun, pastaj tha: “E, më pas; Nuk më ka shpëtuar pa e vënë re veprën tuaj. Mirëpo, frikësohem mos po ju obligohet e pastaj s'do të mund ta kryeni.” Këtë transmetim e përforcon Junusi."
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/924.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/924.json"
  }
}