Sahihu i Buhariut — Hadithi 925

Namazi i xhumasë · Transmetuesi: Ebu Humejd Saidiu

Shqip

Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Urve se Ebu Humejd Saidiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një mbrëmje, i Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit pas namazit, e falënderoi dhe e lavdëroi Allahun ashtu siç i takon Atij, e pastaj tha: “Ema badu (E, më pas). ” Transmetimin e Ebu Humejdit e përforcojnë Ebu Muaviu dhe Ebu Usame nga Hishami, e ky nga babai i tij, se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “E, më pas.” Po ashtu, Adeni e ka përforcuar transmetimin e Sufjanit në lidhje me shprehjen: “E, më pas.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ قَالَ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ قَالَ: أَخْبَرَنِي عُرْوَةُ، عَنْ أَبِي حُمَيْدٍ السَّاعِدِيِّ أَنَّهُ أَخْبَرَهُ: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَامَ عَشِيَّةً بَعْدَ الصَّلاَةِ، فَتَشَهَّدَ وَأَثْنَى عَلَى اللَّهِ بِمَا هُوَ أَهْلُهُ ثُمَّ قَالَ: ‏ ‏"‏أَمَّا بَعْدُ‏"‏‏‏.‏ ‏ تَابَعَهُ أَبُو مُعَاوِيَةَ وَأَبُو أُسَامَةَ عَنْ هِشَامٍ عَنْ أَبِيهِ عَنْ أَبِي حُمَيْدٍ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ قَالَ:"أَمَّا بَعْدُ‏"‏‏‏.‏‏ تَابَعَهُ الْعَدَنِيُّ عَنْ سُفْيَانَ فِي: أَمَّا بَعْدُ‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/925