Sahihu i Buhariut — Hadithi 927

Namazi i xhumasë · Transmetuesi: Abdullah ibn Abasi

Shqip

Ismail ibn Ebani na ka thënë: Na ka treguar Ibn Gasili, e këtij i ka treguar Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ hipi në minber, e kjo ishte hera e fundit që u ul në të, me një gunë të hedhur supeve, ndërsa në kokë kishte një çallmë të trashë. E falënderoi dhe e lavdëroi Allahun, pastaj tha: “O njerëz! Më dëgjoni!” Të gjithë e kthyen shikimin drejt tij, pastaj vazhdoi: “E, më pas! E nsarët po pakësohen, kurse njerëzit e tjerë (muslimanët e rinj nga fiset e tjera arabe e joarabe) po shtohen. Nëse dikush merr në përgjegjësi ndonjë çështje të umetit të Muhamedit ﷺ dhe është në dorën e tij që të dëmtojë dikë ose t'i bëjë dobi dikujt, atëherë le t'ua pranojë bamirësve (mirësitë e tyre) dhe le t'i anashkalojë keqbërësit (për veprimet e tyre përderisa ato nuk paraqesin vepër penale) .”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ بْنُ أَبَانَ قَالَ: حَدَّثَنَا ابْنُ الْغَسِيلِ قَالَ: حَدَّثَنَا عِكْرِمَةُ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: صَعِدَ النَّبِيُّ ﷺ الْمِنْبَرَ وَكَانَ آخِرَ مَجْلِسٍ جَلَسَهُ مُتَعَطِّفًا مِلْحَفَةً عَلَى مَنْكِبَيْهِ، قَدْ عَصَبَ رَأْسَهُ بِعِصَابَةٍ دَسِمَةٍ، فَحَمِدَ اللَّهَ وَأَثْنَى عَلَيْهِ ثُمَّ قَالَ: ‏"‏‏أَيُّهَا النَّاسُ! إِلَىَّ‏"‏‏‏.‏‏ فَثَابُوا إِلَيْهِ ثُمَّ قَالَ: ‏"‏‏أَمَّا بَعْدُ، فَإِنَّ هَذَا الْحَىَّ مِنَ الأَنْصَارِ يَقِلُّونَ، وَيَكْثُرُ النَّاسُ، فَمَنْ وَلِيَ شَيْئًا مِنْ أُمَّةِ مُحَمَّدٍ ﷺ فَاسْتَطَاعَ أَنْ يَضُرَّ فِيهِ أَحَدًا أَوْ يَنْفَعَ فِيهِ أَحَدًا، فَلْيَقْبَلْ مِنْ مُحْسِنِهِمْ، وَيَتَجَاوَزْ عَنْ مُسِيِّهِمْ‏"‏‏‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/927