{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/933",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/933",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 933",
  "text": "Ibrahim ibn Mundhiri na ka thënë: Na ka treguar Velidi, e këtij i ka treguar Ebu Amri, e këtij i ka treguar Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talhai se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në kohën e Pejgamberit ﷺ, njerëzit i goditi një thatësirë. Një ditë, teksa Pejgamberi ﷺ ishte duke ligjëruar ditën e premte, një beduin u ngrit e i tha: “O i Dërguari i Allahut, na janë shkatërruar pasuritë e na janë uritur familjet! Andaj, lute Allahun për ne!” Ai i ngriti duart (dhe u lut). Në qiell nuk kishte asnjë re. Betohem në Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im, se, Pejgamberi ﷺ, akoma pa i ulur duart mirë, retë u mblodhën sikurse të ishin kodra. Ende pa zbritur nga minberi, shiu shkonte rrëke nëpër mjekrën e tij ﷺ. Atë ditë, ra shi pandërprerë, pastaj vazhdoi edhe të nesërmen, të pasnesërmen e deri në xhumanë vijuese. I njëjti beduin, - ose ka thënë: dikush tjetër, - u ngrit dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, na u shkatërruan shtëpitë e na u fundos pasuria! Andaj, lute Allahun për ne!” Pejgamberi ﷺ i ngriti duart dhe tha: “O Allah, çoje rreth nesh, e jo mbi ne!” Dhe, sa herë që bënte me dorë drejt një grumbulli resh, largoheshin tutje. Medina (qielli i saj) u bë sikur një vrimë e madhe, ndërsa lugina Kanat rrodhi ujë një muaj rresht. Çdokush që vinte, fliste për shiun me bollëk.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Namazi i xhumasë",
    "position": 11,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/11/namazi-i-xhumase"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 933",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Enes ibn Malik Ensariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ الْمُنْذِرِ قَالَ: حَدَّثَنَا الْوَلِيدُ قَالَ: حَدَّثَنَا أَبُو عَمْرٍو قَالَ: حَدَّثَنِي إِسْحَاقُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي طَلْحَةَ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ قَالَ: أَصَابَتِ النَّاسَ سَنَةٌ عَلَى عَهْدِ النَّبِيِّ ﷺ فَبَيْنَا النَّبِيُّ ﷺ يَخْطُبُ فِي يَوْمِ جُمُعَةٍ قَامَ أَعْرَابِيٌّ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، هَلَكَ الْمَالُ وَجَاعَ الْعِيَالُ، فَادْعُ اللَّهَ لَنَا‏.‏ فَرَفَعَ يَدَيْهِ، وَمَا نَرَى فِي السَّمَاءِ قَزَعَةً، فَوَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ مَا وَضَعَهَا حَتَّى ثَارَ السَّحَابُ أَمْثَالَ الْجِبَالِ، ثُمَّ لَمْ يَنْزِلْ عَنْ مِنْبَرِهِ حَتَّى رَأَيْتُ الْمَطَرَ يَتَحَادَرُ عَلَى لِحْيَتِهِ ﷺ فَمُطِرْنَا يَوْمَنَا ذَلِكَ، وَمِنَ الْغَدِ، وَبَعْدَ الْغَدِ وَالَّذِي يَلِيهِ، حَتَّى الْجُمُعَةِ الأُخْرَى، وَقَامَ ذَلِكَ الأَعْرَابِيُّ - أَوْ قَالَ: غَيْرُهُ - فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، تَهَدَّمَ الْبِنَاءُ وَغَرِقَ الْمَالُ، فَادْعُ اللَّهَ لَنَا‏.‏ فَرَفَعَ يَدَيْهِ، فَقَالَ: ‏ ‏\"‏اللَّهُمَّ حَوَالَيْنَا، وَلاَ عَلَيْنَا‏\"‏‏‏.‏‏ فَمَا يُشِيرُ بِيَدِهِ إِلَى نَاحِيَةٍ مِنَ السَّحَابِ إِلاَّ انْفَرَجَتْ، وَصَارَتِ الْمَدِينَةُ مِثْلَ الْجَوْبَةِ، وَسَالَ الْوَادِي قَنَاةُ شَهْرًا، وَلَمْ يَجِئْ أَحَدٌ مِنْ نَاحِيَةٍ إِلاَّ حَدَّثَ بِالْجَوْدِ‏.‏",
    "albanian": "Ibrahim ibn Mundhiri na ka thënë: Na ka treguar Velidi, e këtij i ka treguar Ebu Amri, e këtij i ka treguar Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talhai se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Në kohën e Pejgamberit ﷺ, njerëzit i goditi një thatësirë. Një ditë, teksa Pejgamberi ﷺ ishte duke ligjëruar ditën e premte, një beduin u ngrit e i tha: “O i Dërguari i Allahut, na janë shkatërruar pasuritë e na janë uritur familjet! Andaj, lute Allahun për ne!” Ai i ngriti duart (dhe u lut). Në qiell nuk kishte asnjë re. Betohem në Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im, se, Pejgamberi ﷺ, akoma pa i ulur duart mirë, retë u mblodhën sikurse të ishin kodra. Ende pa zbritur nga minberi, shiu shkonte rrëke nëpër mjekrën e tij ﷺ. Atë ditë, ra shi pandërprerë, pastaj vazhdoi edhe të nesërmen, të pasnesërmen e deri në xhumanë vijuese. I njëjti beduin, - ose ka thënë: dikush tjetër, - u ngrit dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, na u shkatërruan shtëpitë e na u fundos pasuria! Andaj, lute Allahun për ne!” Pejgamberi ﷺ i ngriti duart dhe tha: “O Allah, çoje rreth nesh, e jo mbi ne!” Dhe, sa herë që bënte me dorë drejt një grumbulli resh, largoheshin tutje. Medina (qielli i saj) u bë sikur një vrimë e madhe, ndërsa lugina Kanat rrodhi ujë një muaj rresht. Çdokush që vinte, fliste për shiun me bollëk.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/933.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/933.json"
  }
}