Sahihu i Buhariut — Hadithi 946

Namazi i frikës · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Abdullah ibn Muhamed ibn Esma na ka thënë: Na ka treguar Xhuvejriu, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pasi Pejgamberi ﷺ u kthye nga Ahzabi, na tha: “Askush të mos e falë ikindinë, përveçse te fisi benu kurejdha.” Disa, prej atyre që namazi i ikindisë i kishte zënë rrugës, thanë: - Nuk do ta falim ikindinë pa arritur te fisi benu kurejdha. - Jo, do të falemi. Pejgamberi ﷺ nuk ka pasur këtë qëllim (ikjen e kohës së namazit), - thanë të tjerët. Kur ia përmendën këtë gjë Pejgamberit ﷺ, nuk qortoi asnjërin grup.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدِ بْنِ أَسْمَاءَ: حَدَّثَنَا جُوَيْرِيَةُ، عَنْ نَافِعٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ لَنَا لَمَّا رَجَعَ مِنَ الأَحْزَابِ: "لاَ يُصَلِّيَنَّ أَحَدٌ الْعَصْرَ إِلاَّ فِي بَنِي قُرَيْظَةَ". فَأَدْرَكَ بَعْضُهُمُ الْعَصْرَ فِي الطَّرِيقِ. فَقَالَ بَعْضُهُمْ: لاَ نُصَلِّي حَتَّى نَأْتِيَهَا. وَقَالَ بَعْضُهُمْ: بَلْ نُصَلِّي لَمْ يُرَدْ مِنَّا ذَلِكَ. فَذُكِرَ لِلنَّبِيِّ ﷺ فَلَمْ يُعَنِّفْ أَحَدًا مِنْهُمْ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/946