Sahihu i Buhariut — Hadithi 947

Namazi i frikës · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Abdulaziz ibn Suhejbi dhe Thabit Bunaniu se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ e fali namazin e sabahut në fillim të agimit, pastaj hipi (në kafshën e tij) dhe tha: “Allahu ekber! U mposht Hajberi! Kur ne zbresim në mejdanin e një populli, sa mëngjes të shëmtuar gdhijnë ata që janë paralajmëruar!” Kur populli dolën nëpër rrugë, filluan të thërrasin: “Muhamedi me ushtri!” I Dërguari i Allahut ﷺ triumfoi dhe i vrau luftëtarët, kurse të dobëtit (gratë, fëmijët, pleqtë, robërit etj.) i zuri robër. Në fillim, Safijën e mori Dihje Kelbiu, pastaj e mori i Dërguari i Allahut ﷺ, i cili u martua me të dhe, për mehër, ia dhuroi lirinë (nga robëria). Abdulazizi e pyeti Thabitin: - O Ebu Muhamed, a ti e ke pyetur Enes ibn Malikun se çfarë i kishte dhënë për mehër (dhuratë martesore)? - Për mehër ia dhuroi lirinë, - tha ai dhe buzëqeshi.

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ قَالَ: حَدَّثَنَا حَمَّادٌ، عَنْ عَبْدِ الْعَزِيزِ بْنِ صُهَيْبٍ، وَثَابِتٍ الْبُنَانِيِّ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ صَلَّى الصُّبْحَ بِغَلَسٍ ثُمَّ رَكِبَ فَقَالَ: "اللَّهُ أَكْبَرُ خَرِبَتْ خَيْبَرُ، إِنَّا إِذَا نَزَلْنَا بِسَاحَةِ قَوْمٍ فَسَاءَ صَبَاحُ الْمُنْذَرِينَ". فَخَرَجُوا يَسْعَوْنَ فِي السِّكَكِ وَيَقُولُونَ: مُحَمَّدٌ وَالْخَمِيسُ - قَالَ: وَالْخَمِيسُ الْجَيْشُ ـ. فَظَهَرَ عَلَيْهِمْ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَقَتَلَ الْمُقَاتِلَةَ وَسَبَى الذَّرَارِيَّ. فَصَارَتْ صَفِيَّةُ لِدِحْيَةَ الْكَلْبِيِّ، وَصَارَتْ لِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ ثُمَّ تَزَوَّجَهَا وَجَعَلَ صَدَاقَهَا عِتْقَهَا. فَقَالَ عَبْدُ الْعَزِيزِ لِثَابِتٍ: يَا أَبَا مُحَمَّدٍ، أَنْتَ سَأَلْتَ أَنَسًا مَا أَمْهَرَهَا؟ قَالَ: أَمْهَرَهَا نَفْسَهَا. فَتَبَسَّمَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/947