Sahihu i Buhariut — Hadithi 950

Dy Bajramet · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ishte ditë Bajrami (feste), ndërkohë etiopasit luanin me shtiza e mburoja. Nuk më kujtohet mirë në i kërkova unë apo vetë Pejgamberi ﷺ më tha: - “A dëshiron t'i shikosh?” - Po, - i thashë. Ai më vuri sipër shpinës së vet, e në atë rast faqja ime prekte faqen e tij dhe thoshte: - “Vazhdoni, o benu erfidë!” Kur u mërzita duke shikuar, më tha: - “A mjafton?” - Po, - i thashë. - “Shko pra!” - më tha.”

Arabisht

وَكَانَ يَوْمَ عِيدٍ يَلْعَبُ فِيهِ السُّودَانُ بِالدَّرَقِ وَالْحِرَابِ، فَإِمَّا سَأَلْتُ النَّبِيَّ ﷺ وَإِمَّا قَالَ: "أَتَشْتَهِينَ تَنْظُرِينَ؟" قُلْتُ: نَعَمْ. فَأَقَامَنِي وَرَاءَهُ خَدِّي عَلَى خَدِّهِ. وَهُوَ يَقُولُ: "دُونَكُمْ يَا بَنِي أَرْفِدَةَ". حَتَّى إِذَا مَلِلْتُ قَالَ: "حَسْبُكِ؟" قُلْتُ: نَعَمْ. قَالَ: "فَاذْهَبِي".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/950