Sahihu i Buhariut — Hadithi 952

Dy Bajramet · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Ubejd ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njëherë, në një ditë Bajrami, Ebu Bekri erdhi tek unë, e në atë rast gjeti dy goca të vogla ensare duke kënduar histori të ndodhisë së Buathit, ndonëse nuk ishin këngëtare.” Ebu Bekri tha: “A zëri i shejtanit në shtëpinë e të Dërguarit të Allahut ﷺ?!” Ajo ishte ditë Bajrami. - “O Ebu Bekër, çdo popull ka festat e veta, e kjo festë është jona”, - ia ktheu i Dërguari i Allahut ﷺ.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عُبَيْدُ بْنُ إِسْمَاعِيلَ قَالَ: حَدَّثَنَا أَبُو أُسَامَةَ، عَنْ هِشَامٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - قَالَتْ: دَخَلَ أَبُو بَكْرٍ وَعِنْدِي جَارِيَتَانِ مِنْ جَوَارِي الأَنْصَارِ تُغَنِّيَانِ بِمَا تَقَاوَلَتِ الأَنْصَارُ يَوْمَ بُعَاثَ - قَالَتْ: وَلَيْسَتَا بِمُغَنِّيَتَيْنِ ـ. فَقَالَ أَبُو بَكْرٍ: أَبِمَزَامِيرِ الشَّيْطَانِ فِي بَيْتِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ؟ وَذَلِكَ فِي يَوْمِ عِيدٍ‏.‏ فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: ‏ "‏‏ يَا أَبَا بَكْرٍ إِنَّ لِكُلِّ قَوْمٍ عِيدًا، وَهَذَا عِيدُنَا‏"‏‏‏.‏‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/952