Sahihu i Buhariut — Hadithi 953

Dy Bajramet · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Muhamed ibn Abdurrahimi na ka thënë: Na ka treguar Seid ibn Sulejmani, e këtij i ka treguar Hushejmi, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullah ibn Ebu Bekër ibn Enesi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ditën e Bajramit të Fitrit nuk dilte prej shtëpisë pa ngrënë disa hurma. Muraxhe ibn Rexhai ka thënë: “Më ka treguar Ubejdullahu, e këtij i ka treguar Enesi se Pejgamberi ﷺ hante disa hurma (në numër) tek.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ عَبْدِ الرَّحِيمِ: حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ سُلَيْمَانَ قَالَ: حَدَّثَنَا هُشَيْمٌ قَالَ: أَخْبَرَنَا عُبَيْدُ اللَّهِ بْنُ أَبِي بَكْرِ بْنِ أَنَسٍ، عَنْ أَنَسٍ قَالَ: كَانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ لاَ يَغْدُو يَوْمَ الْفِطْرِ حَتَّى يَأْكُلَ تَمَرَاتٍ‏.‏ وَقَالَ مُرَجَّى بْنُ رَجَاءٍ: حَدَّثَنِي عُبَيْدُ اللَّهِ قَالَ: حَدَّثَنِي أَنَسٌ عَنِ النَّبِيِّ ﷺ وَيَأْكُلُهُنَّ وِتْرًا‏.‏

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/953