Sahihu i Buhariut — Hadithi 954

Dy Bajramet · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Musededi na ka thënë: Na ka treguar Ismaili, e ky nga Ejubi, e ky nga Muhamedi se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ai që e ther kurbanin para namazit të Bajramit, le ta përsëritë (therjen e kurbanit) .” Një burrë u ngrit dhe tha: “Kjo është ditë në të cilën pëlqehet mishi”, si dhe përmendi disa fqinjë të tij që kanë nevojë për mish. U duk sikur Pejgamberi ﷺ i besoi. Burri në fjalë tha: “Unë posedoj një dhi më të vogël se njëvjeçare, që e dua më shumë sesa dy dele (a ta ther atë)?” Pejgamberi ﷺ e lejoi, por nuk e di nëse ky lehtësim ishte edhe për të gjithë të tjerët apo vetëm për atë person.

Arabisht

حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ قَالَ: حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ، عَنْ أَيُّوبَ، عَنْ مُحَمَّدٍ، عَنْ أَنَسٍ قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "مَنْ ذَبَحَ قَبْلَ الصَّلاَةِ فَلْيُعِدْ". فَقَامَ رَجُلٌ فَقَالَ: هَذَا يَوْمٌ يُشْتَهَى فِيهِ اللَّحْمُ. وَذَكَرَ مِنْ جِيرَانِهِ فَكَأَنَّ النَّبِيَّ ﷺ صَدَّقَهُ قَالَ: وَعِنْدِي جَذَعَةٌ أَحَبُّ إِلَىَّ مِنْ شَاتَىْ لَحْمٍ؟ فَرَخَّصَ لَهُ النَّبِيُّ ﷺ فَلاَ أَدْرِي أَبَلَغَتِ الرُّخْصَةُ مَنْ سِوَاهُ أَمْ لاَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/954