Sahihu i Buhariut — Hadithi 961

Dy Bajramet · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Fillimisht Pejgamberi ﷺ u fal, pastaj ua mbajti njerëzve hutben. Pasi e kreu, lëvizi dhe shkoi te gratë e i këshilloi. Gjatë kësaj kohe mbahej për dorën e Bilalit, ndërkohë Bilali e shtrinte rrobën e tij, që gratë t'i vendosnin sadakatë e tyre. Ibn Xhurejxhi tregon se e pyeti Atain: - A mendon se edhe tani imami e ka për detyrë të shkojë te gratë e t'i këshillojë pas hutbes (së Bajramit)? - Kjo është detyra e tyre, e pse të mos e kryejnë? - tha Atai.”

Arabisht

وَعَنْ جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: سَمِعْتُهُ يَقُولُ: إِنَّ النَّبِيَّ ﷺ قَامَ فَبَدَأَ بِالصَّلاَةِ، ثُمَّ خَطَبَ النَّاسَ بَعْدُ، فَلَّمَا فَرَغَ نَبِيُّ اللَّهِ ﷺ نَزَلَ فَأَتَى النِّسَاءَ، فَذَكَّرَهُنَّ وَهُوَ يَتَوَكَّأُ عَلَى يَدِ بِلاَلٍ، وَبِلاَلٌ بَاسِطٌ ثَوْبَهُ، يُلْقِي فِيهِ النِّسَاءُ صَدَقَةً‏.‏ قُلْتُ لِعَطَاءٍ: أَتَرَى حَقًّا عَلَى الإِمَامِ الآنَ أَنْ يَأْتِيَ النِّسَاءَ فَيُذَكِّرَهُنَّ حِينَ يَفْرُغُ؟ قَالَ: إِنَّ ذَلِكَ لَحَقٌّ عَلَيْهِمْ، وَمَا لَهُمْ أَنْ لاَ يَفْعَلُوا؟

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/961