Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Zubejdi, e ky e ka dëgjuar Shabiun se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Gjëja e parë që veprojmë këtë ditë është namazi, pastaj kthehemi dhe i therim kurbanet. Ai që vepron kështu, ia ka qëlluar Sunetit tonë. Ndërkaq, ai që ther para namazit, nuk ka therur kurban, por thjesht i ka ofruar mish familjes së vet.” Një burrë ensar, i quajtur Ebu Burde ibn Nijari, tha: - O i Dërguari i Allahut! Unë kam therur (para namazit). Por, posedoj një kec, që është më i mirë sesa një e tillë njëvjeçare. - “There dhinë njëvjeçare në vend të saj. Mirëpo, ky lehtësim nuk vlen për askënd tjetër pas teje”, - i tha Pejgamberi ﷺ.
حَدَّثَنَا آدَمُ قَالَ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ قَالَ: حَدَّثَنَا زُبَيْدٌ قَالَ: سَمِعْتُ الشَّعْبِيَّ، عَنِ الْبَرَاءِ بْنِ عَازِبٍ قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "إِنَّ أَوَّلَ مَا نَبْدَأُ فِي يَوْمِنَا هَذَا أَنْ نُصَلِّيَ، ثُمَّ نَرْجِعَ فَنَنْحَرَ، فَمَنْ فَعَلَ ذَلِكَ فَقَدْ أَصَابَ سُنَّتَنَا، وَمَنْ نَحَرَ قَبْلَ الصَّلاَةِ فَإِنَّمَا هُوَ لَحْمٌ قَدَّمَهُ لأَهْلِهِ، لَيْسَ مِنَ النُّسْكِ فِي شَىْءٍ". فَقَالَ رَجُلٌ مِنَ الأَنْصَارِ يُقَالُ لَهُ أَبُو بُرْدَةَ بْنُ نِيَارٍ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! ذَبَحْتُ وَعِنْدِي جَذَعَةٌ خَيْرٌ مِنْ مُسِنَّةٍ. فَقَالَ: "اجْعَلْهُ مَكَانَهُ، وَلَنْ تُوفِيَ أَوْ تَجْزِيَ عَنْ أَحَدٍ بَعْدَكَ".