Abdullah ibn Abdulvehabi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Ejubi, e ky nga Muhamedi se Umu Atija (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ na urdhëroi (ditën e Bajramit) t'i merrnim me vete edhe virgjëreshat e reja që veçoheshin në dhomat e tyre.” Ngjashëm është transmetuar edhe nga Ejubi, e ky nga Hafsa. Por në hadithin e Hafsës ka shtuar: ... t'i merrnim me vete edhe virgjëreshat e reja që veçoheshin në dhomat e tyre, porse ato me menstruacione (të vinin, por) t'i shmangen namazgjahut.
حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ عَبْدِ الْوَهَّابِ قَالَ: حَدَّثَنَا حَمَّادٌ، عَنْ أَيُّوبَ، عَنْ مُحَمَّدٍ، عَنْ أُمِّ عَطِيَّةَ قَالَتْ: أُمِرْنَا نَبِيُنَا أَنْ نُخْرِجَ الْعَوَاتِقَ وَذَوَاتِ الْخُدُورِ. وَعَنْ أَيُّوبَ عَنْ حَفْصَةَ بِنَحْوِهِ. وَزَادَ فِي حَدِيثِ حَفْصَةَ قَالَ أَوْ قَالَتِ: الْعَوَاتِقَ وَذَوَاتِ الْخُدُورِ، وَيَعْتَزِلْنَ الْحُيَّضُ الْمُصَلَّى.